Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

OBP 35,5 milionë euro kursime nga prokurimet në 21 muaj

10:30 / February 19, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8168
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur të kursejë 35,5 milionë euro për buxhetin e shtetit nga procedurat e prokurimit në 21 muaj të funksionimit.

Shifrat janë bërë publike nga administratorja e OBP, Arlinda Pogaj, në një postim në rrjetet sociale, ku ajo thekson se brenda një periudhe prej vetëm 21 muajsh, institucioni ka zhvilluar rreth 1000 procedura prokurimi, ka shërbyer për 216 institucione publike dhe ka gjeneruar 35,5 milionë euro kursime reale për buxhetin e shtetit.

Sipas saj, këto nuk janë thjesht shifra statistikore, por tregues konkretë të një modeli të ri funksionimi në menaxhimin e fondeve publike.

“21 muaj më parë, OBP nuk ekzistonte si strukturë funksionale. Sot është një nga mekanizmat më të fortë të eficiencës buxhetore në vend. 35,5 milionë euro nuk janë thjesht kursime. Janë fonde publike të mbrojtura. Janë para qytetarësh të menaxhuara me përgjegjësi”, shprehet Pogaj në publikimin e saj.

Sipas të dhënave të prezantuara, përveç kursimeve financiare, OBP ka realizuar edhe standardizimin kombëtar të specifikimeve teknike dhe çmimeve për kategori të caktuara mallrash dhe shërbimesh, duke synuar unifikimin e praktikave në të gjithë administratën publike. Një tjetër element i theksuar është dyfishimi i pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedura, çka interpretohet si tregues i rritjes së konkurrencës dhe besimit në sistem.

Administratorja e OBP e përkufizon këtë periudhë si një proces ndërtimi “hap pas hapi”, me ngritjen e strukturës nga zero, krijimin e kapaciteteve të specializuara dhe hartimin e një vizioni të qartë trevjeçar për zhvillimin e mëtejshëm të institucionit.

“Centralizojmë për të rritur konkurrencën. Standardizojmë për të mbrojtur fondet publike. Rrisim transparencën për të forcuar besimin”, nënvizon ajo.

Modeli i blerjeve të përqendruara synon që përmes agregimit të kërkesës së institucioneve publike të arrihen çmime më të favorshme, procedura më të shpejta dhe më pak fragmentim në shpenzimin e fondeve.

Sipas OBP, shkurtimi i kohëve të procedurave dhe rritja e transparencës janë dy nga përfitimet kryesore të këtij centralizimi.

Në aspektin buxhetor, 35,5 milionë euro kursime në 21 muaj përbëjnë një tregues të rëndësishëm të ndikimit financiar të këtij modeli, sidomos në një kontekst ku presioni mbi financat publike mbetet i lartë dhe optimizimi i shpenzimeve është prioritet strategjik.

“Rezultatet nuk flasin me zhurmë pa fakte. Flasin me shifra. Dhe sot, shifrat janë publike”, përfundon Pogaj, duke e cilësuar këtë periudhë si një dëshmi se ndërtimi i një institucioni nga e para mund të shoqërohet me rezultate të matshme në kohë relativisht të shkurtër.

Euro kursime OBP
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.