Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

OBSH: Bota të bashkohet për trajtimin e pandemisë

22:07 / July 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obsh 1100x6201 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot bota arriti “momentin tragjik” të shënimit të katër milionë viktimave nga sëmundja Covid 19, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke shtuar se numri i vërtetë i viktimave mbase është më i lartë.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, njoftoi se shifra prej katër milionësh u shënua më shumë se 18 muaj që kur ndodhi shpërthimi i parë i përhapjes së koronavirusit, në dhjetor të vitit 2019, në Kinë.

“Bota është në një pikë të rrezikshme të kësaj pandemie“, tha Ghebreyesus në një konferencë për media në selinë e OBSH-së në Gjenevë.

Ai përmendi faktin se disa vende, për shkak të një shkalle të lartë të imunizimit, po i heqin kufizimet sikur pandemia të kishte mbaruar.

Por, shefi i OBSH-së, tërhoqi vërejtjen se në të gjithë botën po regjistrohet rritje e mprehtë e rasteve të reja dhe shtrimeve në spital, për shkak të varianteve të reja të koronavirusit që po përhapen me shpejtësi, por edhe për shkak të një “pabarazie në qasjen në vaksina kundër Covid 19”.

“Kjo situatë po çon në mungesë të oksigjenit, trajtimeve dhe nxitjen e një vale të viktimave në disa pjesë të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine“, tha ai.

“Nga pikëpamja morale, por edhe epidemiologjike ose ekonomike, tani është koha që bota të bashkohet për të trajtuar këtë pandemi“, tha shefi i OBSH-së.

bashkohet obsh pandemise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.