Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

OBSH: Deri në janar 2021 mund të 5-fishohet numri i…

11:25 / October 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dr Hans Kluge
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

OBSH ka paralajmëruar se deri në janar të 2021 shkalla e vdeskhmërisë mund të pesëfshihohet në Europë.

“Nëse qeveritë evropiane lehtësojnë kufizimet dhe masat e marra, ecuria e virusit tregon se deri në janar të vitit 2021, shkalla e vdekshmërisë ditore do të jetë katër deri në pesë herë më e lartë se sa ishte gjatë muajit prilli të 2020, kur ishte edhe piku i valës së parë, tha Dr Hans Kluge.

Eksperti i OBSH, e bëri këtë deklaratë gjatë konferencës për shtyp të Enjten.

Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, tha se Evropa kishte regjistruar këtë javë numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid-19 ndërsa virusi po përhapet përsëri me shpejtësi në të gjithë kontinentin.

“Situata epidemiologjike në zhvillim në Evropë ngre shqetësim të madh: rastet e përditshme janë rritur, shtrimet në spital gjithashtu janë rritur dhe Covid është tani shkaku i pestë kryesor i vdekjeve në rajon, duke vrarë më shumë se 1.000 njerëz në ditë”, tha ai.

Por Kluge tha se kishte arsye për optimizëm sepse situata nuk ishte e njëjtë si gjatë valës së parë të pandemisë dhe masat më të forta në shumë vende evropiane këtë javë mund të shpëtonin qindra mijëra jetë.

Ne jemi duke regjistruar dy deri në tre herë më shumë raste në ditë krahasuar me Prillin, por pesë herë më pak vdekje” tha ai, duke bërë thirrje që shtetet të mos lehtësojnë masat, por qytetarët t’i zbatojnë ato për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

“Por nëse 95% e njerëzve mbajnë maska ​​dhe zbatohen masa të tjera si distancimi social, Evropa mund të shmangë rreth 281,000 vdekje deri në Shkurt”, shtoi ai.

Kluge tha se qeveritë duhet të marrin në konsideratë problemet e shëndetit mendor dhe dhunën në familje kur vendosin kufizime dhe të bëjnë gjithçka që të jetë e mundur për t’i mbajtur shkollat ​​e hapura.

Ndërkohë, Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve të rritin përgatitjet e tyre, duke këshilluar qeveritë të koordinojnë gjurmimin e kontakteve dhe të vendosin përfundimisht lidhur me një vaksinë për sëmundjen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Uragani Isaias godet Florida-n, erërat arrijnë 169 kilometër për orë, mbi 500 mijë familje mbeten pa energji elektrike

17:41 / October 10, 2026

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Zelensky: Finlanda do ta furnizojë Ukrainën me municione për avionë F-16 në ditët në vijim

17:01 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.