Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

OBSH: “Faza akute” e pandemisë mund të përfundojë deri në mes të vitit, nëse 70% vaksinohen

22:14 / February 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksinat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të premten se faza akute e pandemisë mund të përfundojë këtë vit, nëse rreth 70 për qind e botës vaksinohen.

“Pritja jonë është që faza akute e kësaj pandemie të përfundojë këtë vit, sigurisht me një kusht, vaksinimin 70 për qind (objektivi arrihet) nga mesi i këtij viti rreth qershorit, korrikut,” u tha Tedros Adhanom Ghebreyesus gazetarëve në Afrikën e Jugut.

“Nëse do të bëhet kjo, faza akute mund të përfundojë vërtet, dhe kjo është ajo që ne presim. Është në duart tona. Nuk është çështje rastësie. Është çështje zgjedhjeje.”

Ai po fliste gjatë një vizite në Afrigen Biologics and Vaccines, e cila ka prodhuar vaksinën e parë mRNA Covid të bërë në Afrikë duke përdorur sekuencën e Moderna.

“Ne presim që kjo vaksinë të jetë më e përshtatshme për kontekstet në të cilat do të përdoret, me më pak kufizime në ruajtje dhe me një çmim më të ulët”, tha shefi i OBSH-së.

Vaksina do të jetë gati për prova klinike në nëntor, me miratim që pritet në 2024.

Afrigen po udhëheq projektin pilot, të mbështetur nga OBSH dhe iniciativa COVAX.

Vetëm 11 për qind e afrikanëve janë të vaksinuar, shkalla më e ulët në botë. 

Javën e kaluar, zyra e OBSH-së në Afrikë tha se kontinenti duhet të rrisë shkallën e vaksinimit “gjashtë herë” për të arritur objektivin prej 70 për qind.

70 % obsh pandemise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.