Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

OBSH: Njerëzit në Gaza po përballen me urinë ekstreme

15:05 / December 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumbs b c 1b121cdb93cdd77341e70be8bf08dae8 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se njerëzit në Gaza po përballen me urinë dhe se shesin mallrat e tyre në këmbim të ushqimit.

Përmes platformës së medias sociale X, Ghebreyesus tha se në Gaza po përjetohet uri dhe zi buke. “Njerëzit ndodhen përballë urisë dhe në këmbim të ushqimit shesin mallrat e tyre. Prindërit mbesin të uritur në mënyrë që të ushqehen fëmijët e tyre. Kjo situatë është katastrofë në aspektin shëndetësor të njerëzve në Rripin e Gazës”, theksoi Ghebreyesus.

Ai nënvizoi se konflikti që ka vazhduar gjatë ka penguar qasjen e ushqimeve të nevojshme dhe të ndihmave humanitare të tjera që shpëtojnë jetë.

“Për shkak të kushteve të vështira të dimrit, njerëzit e zhvendosur janë dyndur drejt strehimoreve dhe kjo do të rrisë në mënyrë të pashmangshme përhapjen e sëmundjeve”, tha Ghebreyesus duke shtuar se më të rrezikuarit janë fëmijët, gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji dhe të moshuarit.

“OBSH-ja dhe partnerët e saj bëjnë thirrje për përmirësimin urgjent të sigurisë ushqimore përmes përshpejtimit të rrjedhës së ndihmave në Gaza për të ndaluar urinë. Duhet të sigurohen sërish shërbimet si shëndeti, uji i pastër si dhe ato higjienike dhe sanitare”, potencoi kreu i OBSH-së.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit/ Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

19:03 / August 25, 2026

Kanadaja vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane, ja si mund ta dëmtojë SHBA-në përshkallëzimi i luftës tregtare

18:21 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.