Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

OBSH reagon pas akuzave dhe rezolutës së BE: Do të hetojmë përgjigjen ndaj pandemisë

08:27 / May 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tedros Adhanom Ghebreyesus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë “e ka lëshuar herët alarmin” për koronavirus, por trajtimi i pandemisë do të hetohet në mënyrë të pavarur, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai e mbrojti përgjigjen e organizatës së tij ndaj koronavirusit ngjitës, duke thënë se u ka dhënë vendeve paralajmërime, udhëzime dhe këshilla të bollshme.

“OBSH-ja e ka lëshuar alarmin herët dhe shpesh”, tha Tedros në një fjalim para Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.

Megjithatë, ai e mirëpriti një rezolutë të propozuar, me nismën e Bashkimit Evropian, për të rishikuar përgjigjen e OBSH-së, duke thënë se ajo duhet të përfshijë “të gjithë aktorët, me mirëbesim”.

Duke pranuar se “ka pasur mësime që janë mësuar”, Tedros tha se do të nisë një hetim të pavarur të përgjigjes së OBSH-së sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Do të inicioj një vlerësim të pavarur, në momentin e parë të duhur, për të shqyrtuar përvojën e fituar dhe mësimet e marra, si dhe për të bërë rekomandime, për të përmirësuar gatishmërinë dhe përgjigjet kombëtare dhe globale ndaj pandemisë”, tha Tedros, raporton Rel.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar OBSH-në për keqmenaxhim të krizës dhe, për rrjedhojë, kanë ndërprerë fondet për të në muajin prill.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se OBSH-ja “ka qenë e përqendruar rreth Kinës” dhe se Kina duhet të përballet me pasoja nëse ka qenë “me vetëdije përgjegjëse” për pandeminë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.