Në të gjithë botën ka pasur mjaft debat nëse njerëzit e shëndetshëm do të duhet të mbajnë maska. Një numër shtetesh e qytetesh në të gjiht botën tashmë e kanë bërë të detyrueshëm apo të këshillueshme atë.
Gjermania është vendi i fundit që i kërkoi njerëzve të vendosin maska në publik. Por cila është këshilla zyrtare e OBSH-së lidhur me këtë?
Pas një takimi të fundit ku është diskutuar për këtë çështje, OBSH pohon ende se maskat mjekësore duhet të rezervohen vetëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe jo për publikun e gjerë, raporton BBC.
