Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

OBSH: Varianti Delta, rrezik serioz për një valë të re në Europë

23:59 / July 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obsh 1100x6201 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Europiane e Barnave thotë se nga të dhënat e saj personat e vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave të miratuara prej saj krijojnë mbrojtje nga variant Indian i koronavirusit i njohur si Delta. Vaksinat e miratura nga EMA, janë: AstraZeneca, Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson. Në një deklaratë të bërë pasditen e së enjtes, nga përfaqësues të kësaj agjencie thuhet se gjithsesi duhet të ketë një kujdes të veçantë për personat e rrezikuar për shkak të kontakteve dhe të moshuarit.

Më herët Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Europa kërcënohet seriozisht nga një tjetër valë përhapje e koronavirusit, e ushqyer nga mutacioni indian. Hans Kluge, kreu i OBSH-së për rajonin e Europës ku përfshihen edhe Britania e Madhe dhe Rusia thotë se infektimet e reja javën e kaluar u rritën me 10% dhe reduktimit dy-mujor të rasteve i ka ardhur fundi. Zyrtari i lartë i OBSH-së bën thirrje që qytetarët dhe ligjvënësit të jenë të disiplinuar në menaxhimin e situatës, para se kjo të dalë sërish jashtë kontrollit.

Britania e Madhe theu të enjten një tjetër rekord infektimesh ditore me gati 25 mijë raste të reja. Prej fundit të Janarit, infektimet ditore nuk kanë qenë kurrë kaq të larta. Vala e re po ushqehet nga përhapja e mutacionit indian që dominon infektimet e reja. Megjithatë, vdekshmëria ndodhet në kuota të ulta me vetëm 22 viktima falë edhe nivelit të lartë të vaksinimit që e ka kryer gjysma e popullsisë.

Ndërsa në Rusi, ku niveli i vaksinimit është i ulët dhe të dyja dozat i ka injektuar vetëm 12% e popullsisë, për të tretën ditë radhazi u thye rekordi i viktimave për gjithë pandeminë. Shifra e re më e lartë e rreth një viti e gjysmë është 672 vdekje në një ditë. Infektimet ditore janë po ashtu në nivele të larta mbi 20 mijë.

delta obsh serioz varianti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.