Sipas një njoftimi të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ushtarët ukrainas kanë fundosur një anije ushtarake ruse në Odessa. Këtë lajm e dha vetë nga kryetari i Shtabit Operativ të këtij qyteti, Serhiy Bratchuk.
”Ushtria ukrainase fundosi një anije ushtarake ruse në Detin e Zi,” tha ai.
Burimet e “InfoResist” në Komandën Detare raportuan se një anije patrullimi Project 22160 ishte fundosur. Anija në fjalë njihej me emrin “Vasily Bykov”.
