Odise Roshi është larguar nga grumbullimi me ekipin Kombëtar dhe nuk do të jetë i disponueshëm për 2 sfidat e muajit qershor ndaj Izraelit dhe Estonisë.
Fieraku po kalon një gjendje gripale dhe nuk është stërvitur, teksa stafi teknik, duke parë gjenden dhe pamundësinë e futbollistit ka vendosur ta lerë të lirë të largohet nga ky grumbullim.
roshi
Në këtë mënyrë 31-vjeçari do të bashkohet me familjen për të nisur pushimet dhe për t’u rikthyer më pas me klubin e tij në korrik, për përgatitjet për sezonin e ri.
