Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Oerd Bylykbashi flet për Kushtetutë të re: Sa shumë na duhet një Magna Carta!

21:14 / June 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Oerd Bylykashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Oerd Bylykbashi

15 qershor 1215 është një ditë që nuk do të shlyhet nga historia. 806 vite më parë baronët detyruan mbretin e Anglisë të nënshkruante Magna Carta. Është dokumenti që qëndron si monumenti i kufizimit të pushtetit të njëshit, qoftë mbret, president apo kryeminstër. Baronët, kolegjialisht, imponuan një kartë lirish dhe të drejtash.

Aty janë themelet e monarkisë kushtetuese. Mbreti nuk vendoste dot taksa pa miratimin e një këshillit të baronëve dhe peshkopëve. Madje nuk ua vendoste dot përpara si fakt i kryer, por duhej ta njoftonte Këshillin 40 ditë përpara. Pra një organi kolegjial i vërtetë, jo leckë si parlamenti ynë apo organet tona fiktive kolegjiale. Mbreti nuk burgoste njerëzit e lirë pa një proces gjyqësor.

Kisha do të kishte lirinë e saj si institucion. Pra Magna Carta vendosi ndarje pushtetesh për të kufizuar pushtetin, autokracinë apo tiraninë e njëshit. Dhe kjo ndodhte më 15 qershor 1215, plot 806 vite të shkuara.Ne sot kemi njëshin që qeveris me të gjitha pushtetet në një dorë. Ne, për turp, nuk jemi as si Anglia mesjetare e fillimshekullit XIII.

Ne kemi kushtetutë, por që ka dhënë frymë e shpirt në këmbët e njëshit që mendon se vendimi i tij politik qëndron mbi kushtetutën. Ndaj na duhet një Magna Carta që ndan vërtet pushtetet dhe garanton kundër autokracisë në çdo pushtet publik, që nga qeveria deri tek partitë që votohen nga shqiptarët për të qeverisur! Një Magna Carta që na bën bashkë si qytetarë të lirë përballë njëshit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Padia e gjyqtarëve për pagat, metaforma e reformës së deformuar

17:20 / September 10, 2026

Rama prezanton 6 piketat e reja të Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga objektet e konfiskuara, mbështetje për familjet e reja

14:56 / September 10, 2026

Nga kredia me interes zero, te subvencionimi i qirasë, Rama: Si do funksionojë programi kombëtar i strehimit

14:53 / September 10, 2026

“Berisha gënjeu demokratët” – Bejko: Nuk ka më të drejtën morale të fitojë zgjedhjet, është ende non grata

11:12 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.