TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Shenjat e horoskopit që janë magnet për para

00:01 / August 16, 2022

Irani mohon akuzat për sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie

23:53 / August 15, 2022

Çfarë do të ndodhte nëse Toka do të ndalonte së rrotulluari?

23:50 / August 15, 2022

Kujdes nga këto shenja të Horoskopit, ju a “rrëmbejnë” zemrën vetëm me një buzëqeshje

23:37 / August 15, 2022

Ndahet nga jeta gazetari shqiptar

23:34 / August 15, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
ShowBiz

Ofendime dhe kërcënime dy muaj me radhë/ Noizy i përgjigjet faljes publike të Cllevios, ja deklarata e reperit

23:59 / July 26, 20225 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Drama e dy muajve mes Noizyt dhe Cllevios u mbyll mbrëmjen e sotme. Pasi Cllevio ia la topin në fushën e tij, ka ardhur edhe ‘goditja’ e Noizyt. Reperi ka reaguar pasi Cllevio i kërkoi falje në rrjetet sociale dhe tha se nuk do e sulmonte më.

Në një status në rrjetet sociale Noizy shkruan se Cllevio përmes live të tij argëtonte thjesht fëmijët dhe ata që ai i quan njerëz me smirë. Ai i thotë të harxhojë energjinë duke bërë art dhe këngë. Mes rreshtash Noizy shton se nuk ka nevojë të kërkojë falje por të përmirësohet, respektojë dhe dojë veten. 

“Uroj të qetësohesh sepse përveç vetes dhe tënde ke marrë në qafë gjithë familjen dhe miqtë e tu të afërt që thua se i do shumë. Janë shumë me zemër të ngrirë se çfarë do broçkollisësh ti në live e radhës duke argëtuar kalamajtë dhe njerëzit me smirë në Internet. Sepse të jesh i sigurt që njerëzit e mëdhenj dhe të hajrit nuk të ndjekin kur ti vetëm shan dhe ofendon. E di pse? Se nuk është ndonjë gjë e bukur dhe e rrallë. A ke mundëis të bësh art? Pasi dy këngë tu bënë të famshme. Harxhoje energjinë për të bërë diçka të hajrit sepse ato që ke bërë deri tani janë për të argëtuar kalamajtë dhe idiotat që gëzon kjo tokë. Nuk ka nevojë të kërkosh falje, por ka nevojë të përmirësohesh, respektosh dhe duash veten. Asnjë nuk është krenar me sjelljet e tua. Bëj një plan ditor, javor, mujor, vjetor dhe mundohu tu rrish korrekt. Ha shëndetshëm dhe shko në palestër. Mos rri në live sepse ato janë për të lënë njerëzit duke parë ekranin e një telefoni. Bota ka më shumë se Instagram dhe TikTok. Rregullo veten, djal i ri”– shkruan Noizy.

Pas lirimit nga burgu tre ditë më parë Cllevio u arrestua sërish paraditen e sotme. U tha se shkak këtë herë kanë qenë ofendimet dhe kërcënimet e vazhdueshme në rrjetet sociale që nga momenti kur la qelinë. Nga ana tjetër, Cllevio tha se ishte babai i Noizyt ai që e kishte çuar në polici ku edhe e priste për një marrëveshje.

Në rrjetet sociale Cllevio ka treguar se është shprehur i penduar para tij dhe se kanë nënshkruar një marrëveshje. Për këtë marrëveshje ai u shpreh se i ka kërkuar dy kushte, ndonëse nuk zbuloi se për çfarë kushtesh bëhej fjalë konkretisht.

“U çova në këmbë dhe i thash se më rreh Noizy. Sepse e dha me vepra. Ishte shefi i komisariatit, babi i Noizyt, avokati im. Më tha mua “Çfarë ke që shan?” I thash: “E bëra. Më rrahe, e meritova.” Meritova dhe plumbin. Se me ato të sharat Meriton edhe plumb. Të shash një familje si ata. Janë familje që i respekton gjithë Shqipëria, se i kanë lënë vend vetes. Ti dhe çuni që ke edukuar dhe ke rritur të ka nderuar. Të kesh mik familjen Rajku, nuk besoj kurrë se të vjen ndonjë e keqe. Ndoshta ju dukem servil, por unë kështu mendoj. E bëra unë gabimin. Meritoja unë të vritesha. Tani ti më ndëshkove më rrahe. Bashkimi ka patur mundësi për 2 vjet që e kam sharë të më çonte 2 mijë toga pushkatimi dhe unë do isha pushkatuar. Shefi më tha do bëjmë një marrëveshje. I thash ‘Kë quan marrëveshje ti? Se marrëveshjet janë interese’. Nuk e jap firmën kot unë për marrëveshje kot. I thash kam dy kushte.“

Mbrëmjen e sotme Cllevio ka realizuar një video Live në Instagram ku i ka kërkuar falje Noizyt duke u shprehur se nuk do merret më me të. Bashkë me Aleks Vishajn dhe Kozak Braçin, ai tha se nëse do dalë nga fjala, atëherë i ka shkelur në besë shokët e tij.

“I kërkojmë ndjesë Noizyt. Nga sot e mbrapa nëse na pret në besë (Cllevio), do na presë neve asnjë tjetër. Mbase shokë nuk bëhen por Cllevio nuk do ia përmend më emrin. E ka kuptuar edhe vetë se ka bërë shumë gabime. Duhet të bëjë edhe një story ta shohin të gjithë. Sot e mbrapa nuk do e dëgjoni të flasë më keq për të.”- tha Aleks Vishaj i cili foli në emër të Cllevios.

Nga ana tjetër, vetë Cllevio tha se ndoshta nuk do bëhen shokë por nuk do ketë më sharje mes tyre. Ai u shpreh se është më i mirë se Stresi dhe Noizy por jo më i i mençur. Ai u shpreh se Noizy është shumë i bukur, i mirë dhe madje e konsideroi si maja e piramidës.

“Nuk po iki nga përgjegjësia. Noizy, do të them bello kur të puth në faqe dhe ti nuk do ma marrësh për keq. Do të gjej një pseudonim të bukur. Mua më pëlqen të më thërrasësh ‘Gango’. Dhe ty kur të them ‘Bello’ do të të puth. Po ta thash do ta them se je king. Unë kam frikë se mos dashurohet edhe e dashura ime me ty. Dua të them se ty të shikon femra dhe dashurohet me ty. Vëri gishtin njërës ti dhe ajo dashurohet direkt. Unë të njoh dhe ti më njeh, virtualisht. Unë Arkimedin prapë nuk ta shes dhe nëse ai të mërzit ty. Unë jam më i mirë se ti dhe Arkimedi, por më budallenj se ju. Ti je shumë i mirë, je maja e piramidës. Po hajde ma mbush mendjen mua. Kur të kem unë 4 milionë dollarë do më njohësh se çfarë dhuratash do të bëj unë ty. Kapitenit tuaj i kërkoj falje për familjen9Noizyt), Crax për këtë shokun(prej Aleksit), ty Dulla jo. Noizy mendoje mirë.”- u shpreh ai.

cllevio noizy ofendime
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pas gjyqit të bujshëm dhe 25 vitesh mungesë, kemi të reja nga Johnny Depp dhe Al Pacino

23:07 / August 15, 2022

Victoria Beckham në telashe, sipërmarrësja e njohur ka një borxh prej 54 milionë paund

22:46 / August 15, 2022

Pjesëmarrja në “Alpha Show” i pëlqeu aq shumë Stresit sa i është dukur si 14 shkurt, ja “gafa” që bëri reperi në rrjetet sociale pas koncertit

22:44 / August 15, 2022

“A je akoma e lidhur me Ilirin?”, Monika përgjigjet…

22:03 / August 15, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Cilën PD po vret Berisha?

22:34 / August 15, 2022

Ertjan Kofsha fenomenal, tri medalje ari në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat

21:55 / August 15, 2022

I riu me “GLE” provokon policinë, lëviz me targën “Droga” në mes të Tiranës

21:01 / August 15, 2022

Hapet tenderi 8.8 mln euro për ndërtimin e Teatrit të ri të Kukullave tek “Garda”

21:00 / August 15, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Shenjat e horoskopit që janë magnet për para

00:01 / August 16, 2022

Irani mohon akuzat për sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie

23:53 / August 15, 2022

Çfarë do të ndodhte nëse Toka do të ndalonte së rrotulluari?

23:50 / August 15, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.