Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ofertë e papritur, Arlind Ajeti mund të kthehet përsëri në futbollin italian

08:36 / September 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arlind ajeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është zhdukur nga radarët prej rreth dy vitesh për shkak të mosaktivizimit, dëmtimeve e paraqitjeve jo fort bindëse. Por Arlind Ajeti mund të bëhet përsëri shumë shpejt pjesë e futbollit të rëndësishëm në kontinent. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, një nga më të spikaturit në Euro 2016 që mendohej se do të ishte një garanci për prapavijën kuqezi për shumë vite, ka një tjetër shans për të luajtur në Itali, nga ku i ka ardhur një ofertë nga Seria B.

“Sky Sport” bën të ditur se Ajeti është në kontakte me klubin e Rexhianës, që kërkon të përforcohet pë këtë sezon me qëllimin për të tentuar zonën play-off për ngjitjen në Serinë A. Kontaktet mes palëve kanë nisur edhe marrëveshja mund të konkretizohet që këtë fundjavë.

Aktualisht Ajeti ësht pjesë e Vejle në Danimarkë, me të cilën siguroi ngjitjen nga kategoria e dytë në elitë. Megjithatë, paraqitjet e tij atje nuk kanë qenë të gjitha bindëse dhe klubi danez mund ta lërë të largohet për të provuar këtë aventurë të re, ndoshta shansi i fundit në një nga kampionatet e mëdha të kontinentit për mbrojtësin 26-vjeçar.

Në të kaluarën, Ajeti ka luajtur në Itali me klubet e Frozinones, Torinos dhe Krotones, para se të kthehej në Zvicër te Grasshoper, ku kaloi një vit të tmerrshëm e më pas qëndroi për disa muaj pa luajtur para se të përfundonte në Danimarkë, ku tentoi të ringjallte karrierën e tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Miqtë tregohen të rrezikshëm në portën kuqezi, pjesa e parë vendoset nga goli i Asllanit

21:47 / October 6, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.