Një oficer me origjinë shqiptare është heroi i ditës në Michigan, teksa ka shpëtuar nga mbytja babë e bir. Ngjarja ka ndodhur në Longboat Key rreth orës 10.30 të mëngjesit ku babai dhe djali i tij dy vjeç ishin nisur për të notuar në Silver Sands Beach Resrot.
Oficeri Vila ishte jashtë shërbimit, por hyri menjëherë të shpëtonte dy vjeçarin nga mbytja dhe të atin, të cilit siç shkruajnë mediat amerikane po i shteronin energjinë.
Shefi i zonës Paul Dezzi u shpreh se ata u shpëtuan falë ndërhyrjes së oficerit Vila duke i dhënë këtij të fundit Medaljen e Nderit Longboat.
Vila, oficeri i policisë në Michigan gjithashtu ishte me pushime në këtë zonë me familjen e tij, kur u përball me rastin e papritur. Bashkëshortja e tij, Gina qetësoi të voglin, teksa prindërit e tij u dërguan në spital.