Pas aktit normativ të qeverisë për paketën Anti-KÇK këtë të hënë nisi dhe zbatimi i saj, ku efektivët e Operacionit Forca e Ligjit tashmë janë në terren.
Të 12 drejtoritë e policive të qarqeve kanë dhënë emrat e “të fortëve” të çdo qarku dhe më problematikët pasuria e të cilëve dyshohet se vjen nga një aktivitet kriminal.
Një ndër emrat e listës është Altin Hajri, pronari i ‘Golden’ në Shijak, i shpallur tashmë në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur më 17 janar.
Lista me emrat do t’i dërgohet edhe SPAK që do të nisë gjithashtu verifikimet për këta persona, si dhe do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre.