Gazetari Artan Hoxha, ka shprehur rezerva lidhur me nismën e ndërmarrë nga qeveria “anti-KÇK”. I ftuar në “Byro politike” me Juli Xhokaxhi, gazetari tha se nga pamja vizuale nuk kanë të sharë.
“Për të parandaluar atë që kryeministri e identifikoi si KCK, gjyqtarët dhe prokurorët. Ishte si pretekst, ishte ngjarja me prokurorin Ndoj, që pothuajse është harruar. Në këtë prizëm kryeministri bëri këtë lloj veprimi. Unë nuk dua të hyj te pjesa e avokatëve, unë do qëndroj te perceprimi i publikut në atë që bën qeveria dhe te efektshëmria e botës së krimit. Ajo që kemi parë deri tani është një spektakël, sot jemi në ditën e tretë. Nga pamja vizive nuk ka të sharë. Unë do kisha shumë qejf të isha në ndonjë lloj operacioni. I vetmi institucion që ka një memorial atje me yjet e dëshmorëve të atdheut nuk është as prokuria e shtetit, nuk është as gjykata. Ne kemi një situatë krejt tjetër dhe i lëshohemi asaj që kemi në dorë që është Policia e Shtetit. Por edhe pse ka ato problemet e veta nuk është se i mungonte burimi njerëzor. Janë të aftë të përballen me kriminelë. E mbani mend në Lazaratin, 5 ditë ka luftuar RENEA atje”, tha Hoxha.
Sakaq, Hoxha tha se efektivët e OFL që kemi parë këto ditë, janë ish-komando që kanë shërbyer në misione paqeruajtëse, ndërs tashmë janë trajnuar si policë.
“Është e tepërt për ne që të pranojmë edhe një dështim tjetër. Ajo njësia që del aty me OFL janë ish-ushtarakë, që kanë shërbyer në misionet tona të cilët nga ushtria, i kemi sjellë në polici, i kemi trajnuar. Një ushtarak stërvitet në front, ndërsa një polic tjetër gjë. Një polic mendon, një ushtarak vepron. Kjo strukturë e re duhej të bëhej pasi të ezauroheshin të gjithë të tjerat. Pastaj pa hyrë te pjesa ligjore”, deklaroi gazetari.