Komentet bulluese janë një dukuri shumë e përhapur në vend dhe kudo, duke përfshirë edhe VIP-at. Këta të fundit vazhdimisht sulmohen për zgjedhjet që bëjnë, apo mënyra si vishen dhe sillen. Gjithashtu, jo të gjithë vIP-at kanë forma perfekte, disa prej tyre nuk tregojnë kujdes maksimal, duke pranuar kilet e tyre. Fundja, kilet nuk janë gjithçka.
Viktimë e bullimit është edhe këngëtarja Xhesika Polo. Ajo njihet për talentin e saj dhe stilin e veshjes, por jo të gjithë e pranojnë. “Pa u kon lop s’del njeriu në këtë gjendje… apo të doket trupi seksi? Më erdhi keq me të shkru në publik po të shkruaj në privat”, i shkuante ajo këngëtares.
Këtë mesazh, këngëtarja e bëri publike, duke i dhënë edhe një përgjigje komentueses. “Duhen bërë publike mesazhet nga njerëz të sëmurë si puna e kësaj që të zënë mend! I duket sikur po më bën nder që po më shan në privat dhe po ma kursen “turpërimin” INJORANCA NUK KA BRIRË! Mjerë fëmijët që rriten nga njerëz si ty që mllefin e jetës së trishtuar ja nxjerrin dikujt si unë që si bëj keq askujt thjesht jetoj si t’më dojë kokrra e qejfit dhe fle rehat!”, shkruan ajo.