Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

OKB: Gratë në jetën publike përballen me dhunë online

10:22 / May 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2340
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

UN Women paralajmëron se inteligjenca artificiale, anonimiteti dhe mungesa e ligjeve efektive po rrisin rrezikun e dhunës ndaj grave në hapësirat digjitale.

Gratë që kanë rol publik po përballen me forma gjithnjë e më të avancuara të dhunës online, ka paralajmëruar OKB, duke theksuar se teknologjitë e reja po e bëjnë abuzimin më të lehtë dhe më të dëmshëm.

Sipas një raporti të UN Women, kombinimi i inteligjencës artificiale, anonimitetit në internet dhe mungesës së mekanizmave të fortë ligjorë po krijon një mjedis gjithnjë e më të rrezikshëm për gazetaret, aktivistet dhe gratë në jetën publike.

Nga mbi 1 mijë e 500 gra të anketuara, 6% kanë raportuar se kanë qenë viktima të “deepfake”-eve, ndërsa rreth një e treta kanë marrë ngacmime seksuale të padëshiruara online. Po ashtu, 12% kanë deklaruar se imazhe të tyre janë shpërndarë pa pëlqim, përfshirë përmbajtje intime.

“Inteligjenca artificiale po e bën abuzimin më të lehtë dhe më të dëmshëm”, deklaroi Kalliopi Mingeirou nga UN Women, duke shtuar se shpejtësia e shpërndarjes së përmbajtjeve online e rrit edhe më shumë rrezikun.

Raporti thekson se shumë gra detyrohen të zgjedhin mes qëndrimit në hapësirat digjitale dhe pranimit të rrezikut të dhunës, ose të vetëcensurohen dhe të tërhiqen nga debati publik online.

Sipas UN Women, kjo situatë ka pasoja të drejtpërdrejta për shoqërinë, pasi largimi i grave nga hapësirat digjitale dobëson përfaqësimin dhe zërin e tyre në debatet publike.

Raporti paralajmëron gjithashtu se teknologjitë e inteligjencës artificiale po përdoren gjithnjë e më shumë për krijimin e përmbajtjeve abuzive, përfshirë imazhe të manipuluara dhe materiale me përmbajtje seksuale të gjeneruara pa pëlqim.

UN Women u bën thirrje kompanive teknologjike që të forcojnë masat mbrojtëse dhe të krijojnë mjete më efektive raportimi, ndërsa qeveritë të miratojnë ligje më të forta kundër ngacmimit dhe përndjekjes online. Aktualisht, më pak se 40% e vendeve në botë kanë legjislacion të posaçëm për mbrojtjen e grave nga dhuna kibernetike.

Raporti paralajmëron se nëse nuk merren masa, rrezikohet një regres i mëtejshëm i të drejtave të grave dhe rritje e heshtjes së tyre në hapësirat digjitale.

dhunë gratë jetën publike okb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.