Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

OKB miraton 500 mld dollarë në vit mbështetje financiare për vendet në zhvillim

23:07 / September 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OKB
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë miratuar një deklaratë për të rikonfirmuar përkushtimin e tyre për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Ky tekst është miratuar në mënyrë unanime në takimin e së hënës, një ditë para nisjes së debatit në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Një grup i shteteve të udhëhequra nga Rusia ka kërcënuar me bllokim të Deklaratës për Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm, mirëpo në fund nuk ka ndodhur asgjë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se deklarata e së hënës mund ta përshpejtojë punën drejt jetësimit të objektivave të përbashkëta. Deklarata përfshin përkushtimin për financim të vendeve në zhvillim dhe ofrimin e mbështetjes për një pako në vlerë të të paktën 500 miliardë dollarëve në vit.

Në mesin e 17 Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm përfshihet dhënia fund e varfërisë dhe varfërisë ekstreme deri më 2030. Këto synime janë përmendur fillimisht më 2015. Megjithatë, pandemia e koronavirusit, lufta në Ukrainë dhe kriza me borxhet në vendet e varfra, e kanë penguar përparimin.

Sipas Kombeve të Bashkuara, nëse gjërat ecin me këtë ritëm, 575 milionë njerëz do të jetojnë në varfëri ekstreme dhe më shumë se 600 milionë tjerë do të përballen me uri deri më 2030.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje për më shumë përpjekje për arritje të synimeve.

“Ne e shohim që përparimi që e kemi synuar për botën, po ec me ritëm të ngadalshëm, e shohim që nuk kemi shënuar përparimin që e kemi dashur. Mirëpo kjo është arsye që të gjithë ne të kujdesemi për të arritur më tepër përparim”.

Kancelari gjerman ka thënë se vendet në zhvillim janë në pritje të ndihmës më të madhe ekonomike nga kombet e fuqishme. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nis zyrtarisht të martën dhe zgjat një javë.

financiare mbeshtetje okb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.