Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Olena Zelenska u bën thirrje aleatëve: Detyroni Rusinë të kthejë fëmijët ukrainas

22:16 / February 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olena
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit të veprojnë më shpejt në përpjekjet e tyre të përbashkëta për ta detyruar Moskën t’i kthejë fëmijët ukrainas të dërguar dhunshëm në Rusi gjatë luftës.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) në Riga, ku ajo është bashkorganizatore e një konference me titullin: “Lufta e Rusisë ndaj Fëmijëve”, Zelenska tha se Ukraina po punon me aleatët perëndimorë për zhvillimin e mekanizmave ligjore për t’i bërë trysni Moskës t’i lirojë të kthehen në shtëpi fëmijët.

Sipas të dhënave zyrtare ukrainase, më shumë se 19.500 fëmijë janë dërguar jashtëligjshëm në Rusi prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës rreth dy vjet më parë.

Zelenska paralajmëroi se Rusia po e përshpejton procesin e adaptimit dhe se sa më gjatë që fëmijët të qëndrojnë atje, aq më i madh do të jetë ndikimi në jetën e tyre.

“Armiku ynë kryesor këtu është koha, fatkeqësisht, sepse, së pari, fëmijët rriten. Ne nuk kemi kohë një, apo dy, apo tri vjet. Ne duhet ta kuptojmë këtë. Shpresoj se biseda e sotme do t’i shtyjë partnerët tanë të veprojnë më shpejt”, tha ajo për REL-in.

Disa fëmijë ukrainas, të cilët u kthyen nga Rusia, folën në konferencë dhe i ndanë rrëfimet e tyre. Zelenska tha se është e rëndësishme që njerëzit t’i dëgjojnë dhe shohin fëmijët për ta kuptuar traumën nëpër të cilën kanë kaluar ata, dhe pse fëmijët e mbetur duhet të kthehen sa më shpejt.

Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës e lëshoi vitin e kaluar një urdhërarrest për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe komisionaren për fëmijët, Lvova-Belova, duke i akuzuar ata për dërgimin e fëmijëve ukrainas në Rusi që është krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar.

Zelenska i quajti “dëshmitarë të rëndësishëm” fëmijët të cilët folën dhe tha se rrëfimet e tyre janë “dëshmi” për krimet e Rusisë.

Zelenska tha se do të ishte gabim që nënat ukrainase, të cilat ikën në vendet e Perëndimit me fëmijët e tyre, të detyrohen për t’u kthyer në Ukrainë derisa lufta vazhdon.

“Ne në Ukrainë e kuptojmë se gjëja më e rëndësishme për një nënë është shpëtimi i fëmijës. Dhe ëndrra jonë është që të gjithë të kthehen në Ukrainë. Por, ne e kuptojmë se kjo kërkon paqe. Ne kemi nevojë për paqe, për ta rimarrë veten, në mënyrë që njerëzit të kenë ku të kthehen”, shtoi ajo.

Lufta Olena Zelenska ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.