Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Oligarku rus gjendet pajetë, pranë tij gruaja dhe vajza të vrara me sëpatë

22:16 / April 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Oligarku rus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një oligark rus është gjetur i varur në oborrin e vilës së tij në Spanjë, ndërsa gruaja dhe vajza e tij u gjetën të vdekura brenda pronës. Hetuesit spanjollë dyshojnë se Sergey Protosenya, 55 vjeç, vrau gruan dhe vajzën me sëpate dhe thikë, përpara se t’i jepte fund jetës në oborrin e vilës së tij në Lloret de Mar në Costa Brava të Spanjës.

Megjithatë, raportet lokale thonë se nga provat e mbledhura nuk është arritur në këtë përfundim. Nuk u gjet asnjë shënim vetëvrasjeje në pronë dhe duket sikur ishin marrë hapa për tu siguruar që mos mbeteshin gjurmë gishtash në armët e vrasjes. Hetimi mbetet i hapur, thanë zyrtarët.

Tre trupat u gjetën të martën, një ditë pasi një tjetër multimilioner rus u gjet i vdekur me gruan dhe vajzën e tij në Moskë. Në të dyja rastet, burrat kishin lidhje me kompanitë ruse të gazit, shumë prej të cilave janë përballur me sanksione perëndimore qëkur Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë.

Protosenya, i cili kishte një pasuri prej mbi 330 milionë paund, ishte Zëvendës Kryetar në Bordin e Drejtorëve për kompaninë e gazit natyror Novatek për shtatë vjet.

Forcat e policisë katalanase i thanë Daily Telegraph se hetuesit po punojnë me hipotezën se Protosenya vrau gruan dhe vajzën e tij me një sëpatë dhe një thikë brenda shtëpisë së pushimit, ndërsa ato ishin duke fjetur në shtretërit e tyre. Më pas ai u vetëvar në kangjellat jashtë vilës, raportoi gazeta.

Policia po pret rezultatet e autopsisë dhe po kontrollon kamerat e sigurisë në vilë për të përcaktuar nëse dikush nga jashtë familjes hyri në pronë gjatë kohës së vrasjes.

oligarku rus Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.