Autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti ka rikujtuar ata që duan të jenë pjesë e këtij programi të aplikojnë. Muhameti ka paraqitur në Instastoryn e saj një shembull formulari për aplikim, dhe ndërkohë që e shfleton një nga pyetjet ka marrë vëmendje të madhe.
“A je gati të bësh gjithçka për show,” është një ndër pikat e formularit që duhet plotësuar nëse don të bëhesh pjesë e Për’puthen.
Kujtojmë që nuk kanë qenë të pakta rastet kur programi i dashurisë dhe veçanërisht Olsa Muhameti janë akuzuar për skenare të parapërgatitura, vetëm për të bërë show.
I fundit që provoi diçka të tillë ka qenë Xhafer Thaqi një ish-konkurrent, i cili në një intervistë për “Glamour Zone” në Rtv Ora, dy muaj më parë shprehej se ishte autorja e programit që i shtynte konkurrentët të deklarohen.