Olta Boka është një nga zërat që u pikas menjëherë dhe me të cilën u afeksionua publiku. Sigurisht atëherë ishte në moshë shumë të vogël, por sot Oltën mund ta shohim në një tjetër profesion.
Ka qenë vetë këngëtarja që në një postim në Instagram thotë se prej 6 muajsh po punon si asistent notere, duke u përgatitur për të marr titullin e noteres.
“Më lejoni të ndaj me ju eksperiencën time më të re me qëllim përvetësimi dhe shndërrimin në profesionin e ardhshëm. Prej më shumë se 6 muaj synoj të plotësoj formimin tim juridik, (momentalisht si asistent-notere) me dëshirën dhe përkushtimin që një ditë vula të mbajë emrin tim si një ‘autograf’ me përgjegjësi për shërbimet jetësore noteriale!”
E megjithatë në një Post Scriptum në postimin e saj ajo thotë se: “Muzika është profesioni im i përjetshëm nga i cili s’do mundem të heq dot dorë kurrë!”. Nuk na ngelet gjë tjetër vetëm se i urojmë Oltës suksese në profesion!
