Olta Gixhari mezi po pret të bëhet nënë për herë të parë. Prej disa muajsh ajo është në një pritje të ëmbël, dhe shpeshherë ka ndarë me ndjekësit e saj foto me barkun e rrumbullakosur.
Ajo ndihet perfekt me trupin e saj, madje para pak ditësh u ka bërë thirrje të gjithë grave shtatzënë që të mos kenë turp nga barku i tyre i fryrë, por të jenë vetëvetja dhe ta shijojnë momentin e shtatzënisë.
Së fundmi aktorja e njohur ka publikuar një foto nga bregdeti, teksa nuk nguron të ekspozojë të pasmet seksi, që të gjithë ja kanë zili.