Aktorja Olta Gixhari është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.
Gjininë e foshnjës ende nuk e kemi mësuar, por siç kemi parë në rrjete sociale dhe siç Olta ka treguar vetë, ajo e ka shijuar në maksimum shtatzëninë. Aktorja sot feston ditëlindjen dhe kuptohet që këtë vit ndjesia është më e veçantë.
Olta ka lindur më 8 korrik të vitit 1986 dhe sot mbush 34 vjeç.