Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Olta Gixhari flet për filmin dhe për puthjen e shumëkomentuar me Luizin: Më është dashur të fokusohem

22:41 / July 24, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olta gixhari 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Në kuadër të dashurisë” ka përfunduar xhirimet dhe, siç është mësuar, në muajin tetor do të shfaqet në kinema. Olta Gixhari, aktorja protagoniste, mezi po pret ta shohë, sepse, siç shprehet ajo, nuk ka parë asnjë skenë deri tani.

E ftuar sot në “Pushime on Top”, Olta rrëfeu për përjetimet e filmit, rolin e saj, si edhe për të kohën që iu rikthye xhirimit. Siç tregoi aktorja, shesh-xhirimi është zona e saj e komfortit, ndaj shpreson që ka bërë më të mirën, edhe pse ka punuar me shumë përkushtim për shkak të ngarkesës së madhe që erdhi si pasojë e Big Brother:

“Jam në zonën time të rehatisë, uroj të jetë bërë një punë e mirë. Kam qenë shumë e përkushtuar, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet, sepse kam pasur frikën e faktit që vija menjëherë nga Big Brother, m’u desh t’i ndizja motorët më shumë. Megjithatë, mendoj se regjisori është i kënqaur dhe them se kemi bërë një punë të mirë.”
E pyetur për të përbashkëtat që ka me Jonidën, roli që luan në film, Olta thotë se ajo nuk është shumë afër me të, megjithatë ka bërë më të mirën që të futet në lëkurën e saj: “Nuk është shumë pranë meje, më është dashur të fokusohem, po këtu qëndron e bukurua. Të arrish një karakter sikur e ke nën lëkurë, ai është suksesi më i madh. Jonida është një vajzë e qetë që punon shumë, që e di se çfarë kërkon, me familje të shëndetshme dhe me ekonomi shumë të mirë. Deri këtu ngjan diku me mua, por mënyra e saj e sjelljes nuk është si imja, spontane. Ajo i do gjërat nën kontroll, t’i menaxhojë, është e tërhequr, është më diplomate se unë…”

Po puthja e shumëkomentuar me Luizin?

Në fakt, diku, dikur, Olta na paska thënë se “nuk puthet me Luizin” (këtë e vuri në dukje Eni Shehu, edhe pse nuk e mbante mend se kur dhe ku e ka thënë). Por Olta, si aktore, nuk ka asnjë barrierë që e pengon në film: “Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim” ,– tha Olta.

Por pastaj nuk harroi të shtonte se: “Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”.

filmi luiz ejlli olta gixhari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.