Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Xhaçka: Shqipëria, kandidaturë e pakontestuar në OKB

22:45 / May 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olta xhacka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimi në Këshillin e Sigurimit ka ndikuar pozitivisht në rritjen e profilit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, shprehet ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Teksa ndodhet në një vizitë zyrtare në Nju Jork, kur Shqipëria përgatitet për të marrë Presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Xhaçka thotë se “tani kemi mundësinë të dëgjohemi dhe të ndikojmë ashtu siç nuk e kemi bërë në këto 65 vite të anëtarësisë tonë në OKB”.

“Shqipëria u votua me një shumicë shumë domethënëse me 175 vota këtu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe doli si një kandidaturë e pakontestuar e grupit të Evropës Lindore që është një grup goxha i madh. Padiskutim, por në këtë grup bëjnë pjesë edhe vende si Rusia, vende si Bjellorusia, si Azerbajxhani apo Armenia. Po themi që mund të kenë problematika të ndryshme dhe interesa të ndryshme dhe influenca të ndryshme. Duke qenë se kemi ardhur si një kandidaturë e pakontestuar do të thotë që, gëzojmë respekt edhe vlerësim për rolin që ne”.

Mundësia për të qenë sot në Këshillin e Sigurimit na jep më shumë zë, na jep më shumë rëndësi, na jep më shumë peshë, – theksoi ministrja e Jashtme.

“Na krijon mundësinë të rrisim profilin tonë, na ndihmon të zgjerojmë marrëdhëniet edhe lidhjet që nuk i kemi pasur për arsye të ndryshme, qoftë gjeografike, qoftë kufizimeve të shërbimit tonë diplomatik në vende dhe në organizata, bashkëpunimi me të cikat thellohet gjatë Këshillit të Sigurimit dhe do të vazhdojë më tutje, do ta ndihmojë përmbushjen e objektivave afatgjata të politikës së jashtme të Shqipërisë. Kështu që në këtë kuptim vërtet na jep peshë dhe vërtet na ndihmon që të jemi ashtu siç kemi qenë konstruktiv, por gjithnjë edhe më tepër me një peshë të posaçme në politikën e jashtme”, u shpreh Xhaçka.

kandidature okb Olta Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.