Blogeri i njohur Olti Curri ka publikuar në ‘Insta Story’, një foto të aktorit të humorit Bes Kallaku, i cili mes shumë shumë personazheve politikë dhe Luana Vjollcës kërkon një mendim nga ndjekësit, se nëse do të ishin këngëtare, kush do t’i personifikonte më mirë këto personazhe publikë.
Olti mesa duket ka qenë i pari, që ka kthyer përgjigje duke ironizuar njëkohësisht moderatoren Luana Vjollca dhe ish-ministren e Arsimit Lindita nikolla.
‘O vlla, Luanën e ke me data koncertesh të mbyllura… ka maru ky muhabet.. po ishalla bo punë Lindita Nikolla me këngën ‘Në raft të librave kërko’’, shkruan Olti.


