Ndërkohë që kanë kaluar pak kohë nga përfundimi i edicionit të dytë të “Për’puthen”, Alban Dyrmishi, konkurrent në sezonin e parë të programit të dashurisë, na ka kthyer pak prapa në kohë. Ai ka postuar një story në Instagram ku rikujton puntatën e parë të emisionit. Albani është ndalur veçanërisht te opinionisti Olti Curri, dhe ka analizuar profesionalizmin e tij duke e krahasuar me atë të Arjan Konomit. Ish-konkurrenti thekson se Olti nuk u bë kurrë shokë me ta, ndryshe nga opionisti i edicionit të dytë të “Për’puthen” që në ca raste u bë edhe fans i tyre. “Puntata e parë e Për’puthen 1. Po vija re profesionalizmin e Olti Currit i cili nuk u bë kurrë shokë me ne duke ruajtur gjithmonë një distancë që të ndihmon të thuash gjithmonë mendimin që ke për të gjithë, ndryshe nga Arjan Konomi i cili jo vetëm u bë shok i konkurrentëve, por në ca raste u bë edhe fans i tyre dhe nuk guxonte më t’ju fliste një fjalë”, shkruan Albani.

Kujtojmë se “Për’puthen 1” nisi fillimisht si rubrikë në emisionin E diell dhe konkurrentet e para ishin Ina Kollçaku dhe Antonela Koçi, ndërkohë që moderatore ishte Nevina Shtylla dhe opinionist Olti Curri.