Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

‘Omicron’ pritet të mbush spitalet / Alimehmeti: Masat anti-Covid, të panevojshme, duhet të fokusohemi tek vaksinimi

12:09 / January 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
siemens healthineers press confirmatory test kit for covid 19 07111353 8 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me prezencën e Omicron në vendin tonë dhe dominancën e tij në masën 95 % në fund të janarit, masat anticovid të Komitetit Teknik dalin jashtë loje.

Epidemiologu klinik Ilir Alimehmeti thotë se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Britanisë së Madhe e cila sot nuk ka asnjë masë në fuqi dhe jo të Italisë e cila sot numëron mbi 2 milionë të infektuar dhe po aplikon kufizime brenda rajoneve.

Shqipëria sapo ka hyrë në muajin më të vështirë të pandemisë, ku bashkë me variantin Delta po qarkullon dhe varianti I ri Omicron.

Por ndryshe nga një vit më parë, janari 2022 do të jetë me më pak pasoja për humbje jete.

Në një intervistë telefonike për gazetën “SI”, epidemiologu klinik Ilir Alimehmeti thotë se Omicron pritet të dominojë Deltën në gjysmën e dytë të muajit dhe në fund të janarit pritet të kemi prezencë të variantit të ri covid në masën 95 përqind.

“Shqipëria është e fundit ndër vendet që po përjeton fluksin e Omicron. Nisur nga situata e paraqitur në vendet e para që raportuan infektimin nga Omicron, Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut, mund të themi se java e tretë dhe e katërt e janarit konsiderohen raste me Omicron. Cka do të thotë se pritet të shohim rritje të rasteve nga dita në ditë por jo shtrime spitalore”, tha për gazetën “Si”, doktor Alimehmeti.

Sipas tij, muaji shkurt do të shënojë kurbën më të lartë të shtrimeve si pasojë e Omicron por nuk do të kemi mbingarkesë të kapaciteteve spitalore. Referuar situatës epidemiologjike të vitit 2021, që e sollëm para pak ditësh përmes intervistës me doctor Alimehmetin, jemi pothuajse në të njëjtat kushte por me një diferencë, në kohë.

Alimehmeti shpjegon se ndryshe nga janari 2021 ku në vendin tonë fluksi I infektimeve me variantin “Alfa” në ditët e para të janarit, solli rritje të shtrimeve spitalore në fund të muajit, duke pasur parasysh periudhën e inkubacionit të virusit, 10 ditë, me variantin e ri Omicron, brenda 3 ditësh shfaqen simptomat e infektimit.

“Kjo do të thotë se me pikun e rasteve të infektuara në fund të janarit, në fillim të muajit shkurt do të kemi shtrime spitalore prej Omicron. Por dhe këtu, parashikimet janë që nuk do të kemi mbipopullim spitalesh sepse trajtimi spitalor i rasteve me Omicron ndryshe nga variantet e tjera është 3 ditë. Kurse Alfa vitin e kaluar mesatarisht kërkonte 8 ditë trajtim spitalor e Delta 7. Vitin e kaluar në fund të janarit kishim 600 shtrime spitalore ndërsa me Omicron në muajin shkurt besoj se ky numër do të jetë më i ulët”, tha epidemiologu Alimehmeti.

Kjo panoramë, sipas doktor Alimehmetit, niset nga analiza që i bëhet situatës së krijuar nga Omicron në Angli dhe Afrikën e Jugut ku nuk pati përmbytje spitalore.

Alimehmeti thotë se nisur nga kjo situatë, ka ardhur koha që masat anticovid të mos lihen më në fuqi pasi nuk e ndalin më përhapjen e Omicron.

Sipas tij, deri në fund të janarit pothuajse cdo shtëpi do të raportojë raste infektimi me Omicron.

Por ajo cfarë duhet të ndryshojë në politikat e qeverisë sipas tij është nxitja e vaksinimit me dozën e tretë tek të moshuarit dhe trajtimi cilësor me medikamente anticovid që sot po aplikohen në vendet e zhvilluara.

“Vaksinimin nuk e shoh të ecë mirë dhe këtu duhet të fokusohemi. Doza e tretë për të moshuarit duhet të aplokohet sa më shpejt, sepse ajo do ti mbronte ata nga format e rënda dhe Omicron deri më tani këtë ka treguar që në rastet e të vaksinuarve nuk ka rënduar gjendjen shëndetësore”, thotë doktor Alimehmeti./Gazeta Si

anti-Covid Omicron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.