Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Open Balkan” mbyll misionin, kryeministri Edi Rama tur dy ditor në 5 vende. Zbardhet agjenda

09:04 / July 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga “Open Balkan”, sot është i mbyllur. Kryeministri Edi Rama është i bindur se e ardhmja e bashkëpunimit rajonal tanimë duhet të fokusohet tek Procesi i Berlinit, që javën e shkuar deklaroi fundin e Ballkanit të Hapur, do të nisë një tur 2-ditor në 5 kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Rama ka planifikuar që në datën 6 dhe 7 korrik të takohet me 4 homologët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnjës e Malit të Zi si dhe Presidentin e Serbisë. Turin do ta nisë nga Shkupi dhe pas takimit me Dimitar Kovaçevskin do të udhëtojë drejt Prishtinës ku do të takohet me Albin Kurtin.

I pari takim pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive dhe rritjes së tensioneve në veriun e vendit, situatë që mesa duket po bëhet shkas për zhvillimin e këtij turi ballkanik të Kryeministrit shqiptar. Rama dhe Kurti do të takohen rreth orës 16:00 dhe më pas pritet të ketë dhe një komunikim me mediat. Kurti e ka pranuar formatin e takimit në kuadër të një turi të Ramës nëpër Ballkan. Tanimë, Rama pasi tha se “Ballkani i Hapur” e ka përmbushur misionin e tij, i ka kthyer sytë nga Procesi i Berlinit.

Kryeministri dhe stafi i tij kanë vendosur të qëndrojnë natën e 6 Korrikut në Prishtinë dhe më pas mëngjesin e të premtes së 7 korrikut do të udhëtojnë drejt Sarajevës ku do të ketë takim me BorjanaKriston kryesuesen e Këshillit të Ministrave, më pas do të fluturojë drejt Podgoricës ku do të takojë Kryeministrin në detyrë Dritan Abazoviç.I fundit do të jetë Beogradi, ku kryeministri do të pritet në një takim nga Aleksandër Vuçiç. Ky do të jetë takimi i parë pas komunikimeve që Rama ka pasur me të dhe autoritetet serbe për lirimin e tre efektivëve të Policisë së Kosovës të arrestuar nga strukturat policore serbe.

Nga këto takime, më të vështirat për kryeministrin Rama pritet t’i ketë në Prishtinë me Albin Kurtin, dhe në Beograd me Aleksandër Vuçiç, ku nga të dy do të kërkojë të pranojnë planin Franko-Gjerman dhe të ulin menjëherë tensionet për të mirën e tyre dhe të rajonit tonë. Në Beograd veç bisedimeve për Kosovën, Rama pritet të ketë bisedë me Aleksandër Vuçiç edhe për Ballkanin e Hapur, për të cilin Rama ka thënë më herët se e ka përmbushur misionin e tij, por Vuçiç ka insistuar se nisma duhet të vijojë.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.