Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Open Balkan”, Vuçiç: Shumë vite pas takimit te Titos me Enver Hoxhën, takimi me Ramën ishte…

11:03 / September 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër marrëveshje pritet të nënshkruhen sot në Beograd në kuadër të “Open Balkan”. Në fjalën e tij, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se marrëdhëniet mes Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut janë sot në maksimumin e tyre historik. Vuçiç përmendi takimin e Titos dhe Enver Hoxhës, dhe e krahasoi me takimin e tij të parë me Edi Ramën, ku nënvizon se sot janë takime miqësore, dhe se popujt e të dy shteteve kuptohen shumë mirë.

“Tri vendet tona kanë treguar se një eveniment kaq i rëndësishëm ka qenë i mundur të organizohet në nivelin e një klasi botëror. Kjo natyrisht është bërë e mundur falë edhe bashkëpunimit më të mirë mes vendeve tona. Ju nuk jeni miq, më duket se jemi shumë të lidhur e kemi nevojë të ndërsjellë për njëri-tjetrin. Pavarësisht faktit se disa nuk janë ende pjesë e nismës e ndoshta disa të tjerë nuk do të jenë, ne mund të zhvillojmë bashkëpunim të suksesshëm.

Marrëdhëniet tona janë në maksimumin e tyre historik. Më kujtohet takimi i parë pas 70 vitesh pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë dhe Edi Rama, shumë vite më parë ishte një takim me energji të jashtëzakonshme politike, ndërkohë sot janë takime miqësore, popujt tanë kuptohen shumë mirë.

Jam gjithashtu krenar të them se kemi marrëdhëniet më të mira mes Beogradit dhe Shkupit. Të gjitha këto arritje do të kontribuojnë më tej për nxitjen dhe përparimin e rajonit. Do të japin një forcë më të madhe që do të injektohen në projektin tonë të mrekullueshëm. Ndihuni si në shtëpi”.

Aleksander Vucic Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.