Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacion antidrogë në periferi të Tiranës, zbulohet parcela me kanabis. Në pranga 45-vjeçari

18:33 / September 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis 750x430 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës, forcat e komisariatit numër 4, kanë finalizuar një operacion anti-drogë në Zall-Bastar. Në pranga ka rënë një 47-vjeçar, i cili në bashkëpunim me nipin e tij, kishin kultivuar një sasi kanabisi.

Vazhdon puna e pandërprerë e strukturave te Komisariatit Policisë nr.4, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në kultivimin e bimëve narkotike.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sukses operacioni “SHËNGJINI Vogël ZALLBASTAR” u ndalua shtetasi:

1- Ferid Dedej, 47 vjeç, banues në fshatin Qafmollë të Njesisë Administrative Dajt Tiranë.

Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
2- A. Dedej, 17 vjeç, banues në fshatin Qafmollë të Njësisë Administrative Dajt Tiranë;
3- Abaz Gjediku, 53 vjeç, banues në Shëngjin i Vogël njësia Administrative Zallbastar, me detyrë kryetar (kryeplak) i fshatit, për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Ndalimi shtetasit Ferid Dedej, u bë pasi në bashkëpunim me nipin e tij të mitur A.Dedej (të cilin e ka shtyrë në krim), në vendin e quajtur “Shëngjini Vogël Zallbastar, janë autorët e kultivimit të një sasie të bimëve të dyshuar narkotike të llojit “Canabis Cativa”, me lartësi deri në 1.5 metër, nga të cilat u asgjësuan, në vendin e ngjarjes, me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve procedurale gjatë kontrollit banesës së shtetasit Ferid Dedej, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 3 (tre), radio marrëse dhënëse, që përdoreshin nga autorët gjatë kohës që shërbenin në parcele.
– 1 (një), armë e ftohtë thikë,
– 4 (katër), telefona celularë.
– disa veshje që shtetasit, kanë përdorur për t’u kujdesur për bimët narkotike .

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “shtytje të miturit në krim”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “prerje paligjshme e pyjeve”, “shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284/2 , 248, 279, 205, dhe 129 të Kodit Penal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tabaku kundërshton reformën territoriale: Kufij të rinj për interesa partiake

21:28 / October 8, 2026

Zelensky: Po përgatisim një përgjigje ndaj përshkallëzimit të sulmeve ruse

20:26 / October 8, 2026

Territorialja/ Mazniku-qytetarëve: Asnjë shërbim nuk largohet, ju gënjen kush thotë të kundërtën

14:40 / October 8, 2026

Promovimi i Shqipërisë në Botë/ Aeroporti i Rinasit dhe Agjensia e Turizmit bashkëpunim për shtimin e turistëve

13:34 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.