Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacion antikanabis në Gramsh, arrestohet kryeplaku i fshatit Kotorr dhe 8 të tjerë

15:50 / July 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cnvn 1 600x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion antikanabis i quajtur ‘’Kotorri 2020’’ është realizuar nga Policia në fshatin Kotorr të Gramshit.

Pas hetimeve 4-mujore, janë arrestuar kryeplaku i fshatit Kotorr, dhe 8 persona të tjerë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Grupi i personave kultivonin kanabis në pyllin e fshatit Kotorr të cilat u asgjësuan.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Gramsh

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kotorri 2020” , për goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një hetimi 4-mujor.

Vihen në pranga 8 shtetas, për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga edhe kryeplaku i fshatit Kotorr, për shpërdorim detyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi katërmujor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Elbasan, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kotorri 2020” , në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

Ç., 38 vjeç, banues në Durrës, A. V., 33 vjeç, banues në Tiranë, A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë, E. K., 38 vjeç, banues në Shijak, E. K., 27 vjeç, banues në Gramsh, A. K., 37 vjeç, banues në Elbasan, L. K., 47 vjeç, banues në Elbasan dhe K. K., 18 vjeç, banues në Gramsh.

Si dhe është bërë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. K., 32 vjeç, kryeplaku i fshatit Kororr, banues në Gramsh, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas po tentonin të kultivonin bimë narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në prokurori, ku dhe u regjistrua procedimi penal.

Si rezultat i hetimit katërmujor u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të këtyre personave, duke u finalizuar me arrestimin e tyre dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara në masivin pyjor të fshatit Kotorr.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie

09:50 / August 25, 2026

Detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi/ Autori e shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë

09:34 / August 25, 2026

Aksident i rëndë në Golem/ Motomjeti përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona

09:24 / August 25, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.