Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane.
Grupi i strukturuar kriminal tentonte trafikimin e kanabisit dhe shkëmbimin në det me trafikantë ndërkombëtarë me lënde narkotike të forta si heroinë dhe kokainë.
Mediat raportojnë se grupi kriminal ndodhet me bazë në Fushë-Kuqe të Kurbinit.
Mësohet se gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone, si dhe janë shoqëruar 10 persona.