Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacion ndërkombëtar në 6 shtete kundër grupit të rrezikshëm shqiptar, 25 persona në pranga

18:03 / February 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion ndërkombëtar i koduar “Baccarat”, ka goditur një grup kriminal shumë të rrezikshëm me shqiptarë dhe kolumbianë që vepronin në Evropë dhe ishin të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Operacioni sipas mediave italiane, është organizuar nga DIA amerikane, e cila ka bashkëpunuar në fazën e fundit. Duke filluar nga ora 06:00, 25 urdhër-arreste ndërkombëtarë u ekzekutuan njëkohësisht në Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani dhe Spanjë kundër grupit.

operacioni 2

Në operacion u përfshinë 600 burra nga forcat e policisë së gjashtë vendeve përkatëse në mbështetjen e Europol.

Agjencia njofton se goditja ndaj grupit pason një hetim kompleks të nisur në vitin 2017 nga policia e Antëerp në Belgjikë, bashkëpunim që u zgjerua më pas edhe me policitë e shteteve të sipërpërmendura.

Hetimi i drejtuar nga policia lokale e Antëerp zbuloi se droga kontrabandohej e fshehur në kontejnerë për në Belgjikë përpara se të shpërndahej më tej në të gjithë Evropën duke përdorur automjete të pajisura me ndarje të fshehura dhe të sofistikuara.

I njëjti grup kriminal besohet gjithashtu se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë dhe Gjermani, ku ata kultivuan dhe përpunuan marijuanën, përpara se të transferohej në vendet e tjera të Evropës për shitje dhe shpërndarje të mëtejshme.

operacioni 3

Rezultatet e operacionit

Deri më sot, nga operacionin janë kryer 9 arrestime në Belgjikë, 6 arrestime në Spanjë, 3 arrestime në Holandë, 6 arrestime në Gjermani dhe një arrestim tjetër në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të arrestimeve në 25.

Në kuadër të aksionit janë zhvilluar kërkime në 30 shtëpi, ndërsa janë asgjësuar 6 plantacione marijuane si dhe janë konfiskuar  60 000 €, telefona celular, armë dhe municione.

Ky grup që funksiononte në formën e klanit të krimit të organizuar ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që funksiononin ndërkombëtarisht. Disa nga anëtarët e saj të arrestuar sot kanë një histori të trafikut të drogës në vende të ndryshme.

pranga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri përfshin parcelën me ullinj në Cërrik/ Flakët rrezikojnë banesat, në terren forca të shumta zjarrfikëse

13:57 / August 16, 2026

Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 21-vjeçarë në Korçë

13:09 / August 16, 2026

Zjarret/ 43 vatra në 24 orët e fundit, 10 mbeten aktive në disa zona të vendit

12:49 / August 16, 2026

Tritol në derën e një banese në Fushë-Krujë, flakët përfshijnë edhe makinën e pronarit

11:10 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.