Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Operacioni në Shkodër, shkon në 33 numri i të arrestuarve, sekuestrohet drogë, armë e para

16:45 / October 16, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
545478784578 770x435 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkodër / Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Qarku”. Finalizohet faza e gjashtë e megaoperacionit, shkon në 33 numri i të arrestuarve në kuadër të tij.

Sekuestrohen 77 kilogramë kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Vihen në pranga 7 shtetas dhe shpallen në kërkim 5 të tjerë, autorë të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

✅Në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me patrullat e përgjithshme të komisariateve të Policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kultivonin, përpunonin dhe shisnin lëndë narkotike kanabis e kokainë dhe se mbanin armë zjarri, kanë finalizuar fazën e gjashtë të këtij megaoperacioni, në kuadër të së cilës u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-S. G., 43 vjeçe, E. P., 19 vjeç, E. P., 42 vjeç, të tre banues në Shkodër dhe M. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe.

Gjatë kontrolleve fizike që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtyre shtetasve, të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër, u kanë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kanabis dhe kokainë të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të kontrolleve, në çantën e shtetasit të arrestuar S. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Megaoperacioni “Qarku” ka vijuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Pergjithshme të Policisë së Shtetit. Si rezultat, janë kapur dhe vënë në pranga shtetasit:

-E. G., 22 vjeç, L. P., 23 vjeç dhe K. F. 30 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Këta shtetas u kapën në aksin rrugor “Koman-Vau i Dejës”, teksa transportonin me një automjet tip “Benz”, 15 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit K. P., 24 vjeç dhe V. P., 20 vjeç, pasi rezultuan të përfshirë në veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të goditura gjatë këtij megaoperacioni.

Faza e gjashtë e këtij megaoperacioni ka vijuar në Malësi të Madhe, në fshatin Gruemirë. Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative, kanë ushtruar kontroll në sipërfaqet e tokave në pronësi të shtetasit P. C. Si rezultat, janë gjetur bimë kanabisi në proces tharjeje dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e thatë, me peshë totale 62 kilogramë. Shtetasi P. C. u shpall në kërkim, si autor i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale.

Po në vijim të megaoperacionit në Malësi të Madhe, janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë, P. A., 31 vjeç dhe D. A., 32 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Bardhaj. Nga veprimet hetimore në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, rezultoi se këta shtetas janë gjithashtu të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, përpunimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, raste të cilat janë goditur në kuadër të këtij megaoperacioni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

10:28 / September 29, 2026

Putin firmos dekretin e ri, ushtria ruse shtohet me 15,500 trupa

10:14 / September 29, 2026

Ministrja Spahiu mbledh drejtuesit e QSUT: Më shumë eficencë në çdo hallkë, menaxhim i orientuar te pacienti

10:00 / September 29, 2026

Me makinë mbi trotuar duke bërë video për TikTok, 60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat/ I hiqet leja e qarkullimit

09:55 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.