Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë dje rreth orës 15:00 pranoi një thirrje nga një parashutist i cili hasi probleme dhe humbi kontrollin përgjatë fluturimit duke u rrëzuar në një zonë të pyllëzuar në malin e Dajtit.
Si pasojë parashuta dhe parashutisti ngecën në një pemë. Një skuadër e ShKShMAL u aktivizua për t’i ardhur në ndihmë parashutistit dhe për të rikuperuar parashutën nga pema e ngecur. Fatmirësisht çdo gjë përfundoi mir dhe pa dëmtime për parashutistin.
