Policia e Shtetit ka organizuar një operacion të fshehtë në Veri të Shqipërisë, ku është zbuluar edhe një parcelë kanabisi.
Mësohet se në Kukës janë parë dy avionë ushtarakë dhe një helikopter , të cilët monitoronin zonën, duke vëzhguar edhe zonat ku ishte mbjellë kanabis.
Burime nga zyrtarët e Tropojës, kanë bërë me dije për Dosja.al se avionët dhe helikopterët kanë zhvilluar një operacion të fshehtë në lidhje me kanabisin.
Nuk ka ende një informacion zyrtar në lidhje me këtë operacion të fshehtë, por thuhet se pas helikopterëve janë përgatitur edhe dronë që do t’u vihen në dispozicion të gjitha komisariateve të Policisë në vend.