Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacionit “Shpirti”, Çuçi për zyrtarët në pranga: Vetë-pastrim, se meritojnë të jenë në radhët e agjencive ligjzbatuese

13:49 / July 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bledi cuci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për operacionin ndërkombëtar “Shpirti” me finalizmin e të cilit u vunë në pranga 38 persona. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ministri shkruan se ky është edhe një proces vetë-pastrimi, “nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët këtyre agjencive, e do të përgjigjen para ligjit.”

Sipas asaj që shprehet ministri, hetimi i koordinuar me autoritetet italiane dëshmon kapacitetet në rritje të SPAK dhe Policisë së Shtetit. Duke sjellë në vëmendje pasuritë e sekuestruara me burim aktivitetin kriminal, Bledi Çuçi shprehet se janë goditur financat e grupeve kriminale dhe do të kthehen në  të mira publike për qytetarët.

POSTIMI

“Policia e Shtetit ishte pjesë e një tjetër OPERACIONI NDËRKOMBËTAR për goditjen me ashpërsi të elementëve kriminalë të implikuar në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, të dyshuar për korrupsion e pastrim parash, mes tyre edhe zyrtarë të agjencive ligjzbatuese.

Ky është edhe një proces vetë-pastrimi, nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët këtyre agjencive, e do të përgjigjen para ligjit.Hetimi i mirë-koordinuar me autoritetet italiane dëshmon kapacitetet në rritje të SPAK dhe Policisë së Shtetit, që janë sot partnerë dinjitozë në luftën kundër krimit të organizuar, që nuk njeh kufij.

Aksioni, shembull i ruajtjes së konfidencialitetit, megjithë kompleksitetin e tij.Pasuri të dyshuara me burim aktivitetin kriminal janë sekuestruar gjatë këtij operacioni, për të goditur financat e grupeve kriminale dhe kthyer këto pasuri, në të mira publike për qytetarët tanë.
Një vlerësim i posaçëm për prokurorët e angazhuar drejtpërdrejtë në hetim dhe gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të agjencive që ndihmuan në këtë hetim, drejtuesve të operacionit, si dhe një falënderim për partnerët e huaj, për bashkëpunimin. Të tjera rezultate domethënëse do të ketë në luftën me paligjshmërinë!”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

12:34 / October 27, 2026

Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

12:31 / October 27, 2026

Detaje nga plagosja në Shkodër/ Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital

12:25 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.