Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Edi Rama ky “autokrat” i mirë

20:00 / January 28, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mero Baze 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Lexova aq sa munda nga ato që ishin zbardhur nga intervista e tretë e Arben Ahmetajt dhe fabulës së tij, se qeverisja në Shqipëri është një organizatë kriminale me në krye Edi Ramën.
Natyrisht që e njohim aq shumë njëri-tjetrin, sa nuk ia vlen të debatojmë publikisht me gjëra që qeshim në tavolinë.
Por, ndërkohë që përpiqej të forconte tezën se Edi Rama është një autokrat kriminel, vazhdimisht përmendte se vet Ahmetaj, kishte hedhur poshtë idenë e kanabizimit të vendit në mbledhje qeverie. Unë nuk di se si kanabizimi i vendit mund të diskutohet në një mbledhje qeverie si prioritet dhe të ketë diskutime pro dhe kundër, por për lehtësi të argumentit po e pranojmë që qenka bërë një mbledhje qeverie me temë: “A duhet ta kanabizojmë vendin?”, dhe Arben Ahmetaj ka dalë e ka kundërshtuar. Tani, edhe pse po e mbaj pak të qeshurën ndërsa shkruaj, na duhet t’i japim kredi kriminelit Edi Rama që nuk e ka vrarë pas mbledhjes Arben Ahmetajn, por e ka ngritur në detyrë — nga ministër ekonomie në ministër ekonomie dhe financash. Pasi kanabisi është dhe eknomi dhe financë.
Pastaj dëgjova që tha se ka kundërshtuar koncesionin për mbledhjen e TVSH-së. I ka thënë: “Ky është skandal.”
Përsëri ky autokrati kriminel qenka tërhequr dhe është bërë siç ka thënë Arbeni. Përpjekua për tiu dhënë mbledhja e TVSH një kompanie private të lidhur me Edi Ramën dështoi nga qëndresa e Arben Ahmetaj.
Më pas dëgjova që Edi Rama ka dashur t’i shesë borxhin publik një hebreu. Borxhi publik është një shifër llahtarisht e madhe për t’ia lënë në dorë ta menaxhojë një hebre, edhe pse ata qerratejë marrin vesh nga lekët. Sidoqoftë, Arbeni ka triumfuar dhe Rama është tërhequr. 
Dëgjova edhe disa raste të tjera që Arben Ahmetaj na paska shpëtuar nga autokrati kriminel në krye të vendit, përfshi tokën e ambasadës në SHBA apo ku di çfarë tjetër. Në të gjitha rastet, Edi Rama ishte dorëzuar para kundërshtimeve të tij.
Dhe befas m’u krijua një përshtypje pozitive për Edi Ramën, si një autokrat i mirë, i dëgjueshëm, demokrat që dëgjon argumente nga ministrat dhe tërhiqet e vepron siç rekomandojnë ata. Nëse Edi Rama është vërtet siç e tregojnë detajet që jep Arben Ahmetaj, besoj se jemi me fat që e kemi kryeministër.
I vetmi dëshpërim që kam është se Arben Ahmetaj nuk thotë të vërtetën në këto raste dhe Edi Rama nuk është as autokrat dhe as i mirë, kështu si e tregon ky. 
Unë nuk besoj se ka ministra që debatojnë me të për të kundërshtuar ide, por për të kundërshtuar pika rregulloresh dhe nenesh; akoma më shumë nuk besoj se disa prej këtyre gjërave kanë ndodhur. 
Dhe kjo më pret pak gëzimin që më krijon intervista e Arben Ahmetajt, që në përpjekje për të na treguar se kemi në krye të shtetit një autokrat kriminel, padashje na bind se kemi një kryeministër demokrat, të dëgjueshëm, të hapur ndaj vërejtjeve të ministrave si Ahmetaj etj. Ëndrrat janë ndoshta, dhe dalin, edhe sikur të mos jetë kaq i mirë sa na e bën padashje Ahmetaj.

autokrat i mire opinion Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Takimi me përfaqësues të teknologjisë, Rama: Bankat janë në prapambetje për dixhitalizimin e transaksioneve finaciare

15:51 / July 18, 2025

Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës

15:40 / July 18, 2025

Rama ndan pamje nga shkolla “Angela Merkel”: Në shtator hap dyert për të pritur mbi 1300 nxënës

09:00 / July 18, 2025

Rasmussen, “Përkrahësit e zellshëm të Presidentit Trump kanë zbritur në 32%”

20:01 / July 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.