Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Gjithmonë vetë i kanë djegur!

21:48 / September 30, 20243 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
640 0 dfjdfjdfjdfjdfj 1727717002
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Mero Baze

Një tufë karrigesh të deputeteve të mbetur opozitarë me Berishën, u dogjën sot para Kuvendit të Shqipërisë nga vet deputetët. Një gjest simbolik, i cili në të vërtetë përshkruan gjithë historinë piromane te PD në politikën shqiptare. 

Shumë vetëve u dukej pamje e rëndë. Në fakt përtej dëmit ekonomik që dhe ai është më i vogël në raport me çfarë i kanë bërë këtij vendi, ky është gjesti më i natyrshëm i PD, që tani tregon dhe pafuqinë e saj. 

Ata kanë një lidhje psikologjike me zjarrin sa herë u rrezikohet pushteti apo nuk e marrin dot. 

Më 1997, Shqipëria u zhyt në flakë për karrigen e Sali Berishës dhe ende nuk kanë mbaruar pasojat e saj. Pastaj gjithë retorika kërcënuese sa herë ndjehej I pafuqishëm ka qenë flaka dhe zjarri. 

Beteja e vitit 2019, me djegien e mandateve dhe molotovët në rrugë ishte një shkallë më e ulët se viti 1997, por një shkallë më e fortë se kjo e tanishmja. Pasi së paku i dogjën karriget me gjithë mandate. 

Pas disa vitesh akuzuan Lulzim Bashën se ua dogji. 
Tani ai nuk është më mes tyre, por këta prap dogjën karriget.. Për fat i dogjën para parlamentit. Kjo tregon se nuk kanë fuqi të djegin mandatet, por vetëm karriget. Pak nga pak bie dhe fuqia. 

Nuk di nëse seancën tjetër do kërkojnë karrige të reja, por administrata mund tu sajojë disa karrige prej hekuri, që nëse i djegin, t’i pastrojnë e të ulen prap në to. Bardhi edhe ashtu në këmbë rri se do gjuajë me copa hekuri. 

Pasi mbaruan sot punë me karriget nesër kanë ditën që djegin goma para bashkisë, pasnesër nëpër kryqëzime rrugësh e kështu me radhë deri në datën 7 Tetor. 

Nuk di pse e shtynë protestën më 7 tetor, se data 6 ishte mirë se ishte e diel. Më 7 Tetor duket sikur duan të imitojnë sulmin e Hamasit mbi Izraelin në përvjetorin e parë. Ose ndoshta Berisha ka mësuar se më 7 tetor Presidenti i Turqisë Erdogan do vizitojë Shqipërinë dhe do të justifikojë dështimin e mitingut nga masat e sigurisë për Erdoganin. 

Por më e rëndësishme se koincidencat e këqija m datën janë me motivin. 

E vetmja gjë e paqartë është se me e kanë betejën. 

Po kërkojnë para bashkisë dhe para Kuvendit që Edi Rama tu lirojë Salianjin dhe mos tu arrestojë Berishën? Po Edi Rama po ta kishte aq fuqi lironte ministrat dhe bashkiakët e vet që i ka në burgje. 

Duan drejtësi të pavarur dhe kërkojnë ndihmë nga Edi Rama? D.m.th. duan që të varet prej tij? 

Dhe pikërisht kjo paqartësi, kjo mungesë kauze dhe mbi të gjitha shfaqja teatrale dy tre çerrave që bëjnë si të fortë në sallën e Kuvendit, është flaka më e keqe në të cilën është shtyrë opozita për tu vetëdjegur përfundimisht. Dhe nuk është ndonjë gjë e re.

Gjithmonë vete i kanë djegur karriget e pushtetit të tyre.

baze djegur opinion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Gurali Brahimllari: Gjykata Rajonale e Berlinit deklaroi të papërdorshme transkriptet e EnchroChat

17:44 / June 19, 2025

A duhet Shqipëria të pastrojë dhe të bëjë funksionale 168.000 bunkerët dhe tunelet?

09:16 / June 19, 2025

Pse kaq shumë injorantë pro Iranit i gjen në Prishtinë apo Tiranë sesa në Tehran?

16:27 / June 17, 2025

Zemërgjerësia e Trump me Liderin Suprem

13:08 / June 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.