Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Lajmet e reja nga “Rruga e Shpresës”

21:35 / January 26, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
seberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Një person që nuk jeton në Shqipëri e shikon panelet e darkës, do të krijojë përshtypjen se këtu ka një person të gjithëpushtetshëm si Edi Rama që i do në burg të gjithë njerëzit që kanë vila e pallate, apo makina të shtrenjta. E tha Ylli Manjani. Një socialist i çuditshëm që erdhi në stafin e Fatos Nanos pasi kishte qenë një drejtor i policisë financiare të Sali Berishës në një rreth të veriut në fillim të viteve 90.

Por nuk është vetëm Manjani, e thotë edhe Çani e të tjerë, të cilët e quajnë një anormalitet një hetim ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës. Por ka të tjerë, që nuk i nxjerr kush në panele, që thjesht kërkojnë të bëhet transparanca e pasurisë jo vetëm të Sali Berishës dhe Ilir Metës, por të të gjithëve, madje edhe këtyre panelistëve që si Argita e quajnë veten shtresë e mesme, por kanë mbi 4-5 banesa 200 mijë euroshe që kalojnë milionin. Si quhesh me 1 milion e 200 mijë euro asete pasuri?

Pa llogaritur pasuritë e tundshme? Normalisht kush flet për logjikën  “burg, burg” as nuk e ka idenë çfarë mendojnë njerëzit. Ata thonë transparencë e konfiskim të të gjithave aseteve që kanë këta makutë që na shtiren si revolucionarë.

Meqë ra fjala te revoluconi sot ka pasur një diskutim mediatik nga një rrjedhje informacioni në lidhje me një diskutim të foltores. Ku Endmond Spaho tha që nuk do jem ca ditë. i bënë gjëmën pikërisht për këtë deklaratë të profesorit, a thua se ai kishte thënë se toka është e rrumbullakët.

Kush e njeh politikën shqiptare e di që pikërisht ky aspekt është fenomeni dramatic i saj. Ku shefat, nuk kanë lënë asnjëherë njerëz që të kenë halle, t’u dhembë koka, të kenë tension të lartë, të shkojnë në ndonjë udhëtim. Jo! Nuk e bëni dot! Sepse gjithçka konsiderohet kazermë! Edhe Big Brother ka një kazermë, ku edhe ka dënuar ata që kanë lënë karantinën!

Ilir Meta sot, e quajti sot Arben Krajën një “zar të Arben Rakipit”. Kur ky i fundit, i shkarkuar me votën e tij dhe të Sali Berishës, ç’ka çoi për lesh Partinë Socialiste ka 22 vjet që nuk ekziston.

Po pse ju kujtua Ilir Metës? Ju kujtua për t’i treguar Sali Berishës se kush është realisht aleati i tij politik. E ky është një zhvillim i rëndësishëm i ditës së sotme. Në fakt Berisha, nuk ka pasur asnjë mbështetje të tezës së tij kundër SPAK, përveç zotit Meta. As Gaz Bardhi e as deputetët e tij. Ilir Meta, i ka kujtuar Arben Rakipin jo për zotin Kraja, por për logjikën e mbrojtjes së të paprekshmëve.

Arben Rakipi ka qenë prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, e është shkarkuar vetëm sepse kishte hapur dosje ndaj Sali Berishës në fillim, e Ilir Metës më pas. Me votat e Metës dhe Berishës. Por këto janë lajme të vjetra tashmë. Sipas të gjitha gjasave doktori dhe likja mendojnë se janë treguar tolerantë ndaj prokurorëve e hetuesve që nuk i kanë “neutralizuar” si Enveri.

Ja ku jemi dhe gjithçka po kthehet e ndërsa Berisha e Meta merren me prokurorët e SPAK, deputetët bëjnë negociata për të ardhmen e tyre. Argita? Jo zotëri, sot protagonist është Salianji, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë jo vetëm deputet i grupimit të Sali Berishës. Edhe në mos dashtë Berisha ta nxjerrë, është i detyruar.

Por problem është se sot këta deputetë po negocojnë të ardhmen e tyre pa hyrë në rrugicë, madje edhe po flasin për bashkim. Një logjikë që përkashton rrugicën dhe aktorët e saj. Seanca e djeshme e Parlamentit u pa qartë se ka një zhvillim të ri, jo thjesht nga sjellja e Albana Vokshit që është një mbështetëse e afërt e Berishës, por nga ndërveprimi i të tjerëve që dogjën Kuvendin në fund të vitit të shkuar e nuk fituan asgjë. Thjesht ata nuk kanë probleme as me SPAK as me ish-prokurorin e përgjithsëm, siç ka Saliu me Ilirin.

Lajme rruga e shpreses ylli pata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.