Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Mësimi që na dha Fred Beleri!

20:01 / November 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Dritan Hila

Vizita e Fred Belerit në Shqipëri nga media u përqëndrua në një goditje me vezë dhe me kos, veprim që mbase ka nxitur kureshtjen e kolegëve të tij që të mësonin kë kishin në krah dhe të shkuarën e tij. Por Fred Beleri na poshtëroi me ardhjen e tij, jo pse erdhi por çfarë vuri në pah.

Beleri nuk iu foli mediave shqiptare. As iu hodhi qyrret atyre që kanë 18 muaj që e mbajnë në faqe të parë e që kanë bërë me mijëra emisione televizive për të.

Duke vënë në pah kështu provincializmin e këtyre mediave që gërmojnë në çfarëdo llagëmi e kanali vetëm për të marrë klikime por pa ruajtur standarde dhe respekt për veten dhe kombin. Pasi nuk ka media në botë që të merret një vit e kusur me një person që kandidon në një fshat dhe merr 4 mijë vota, me një të kaluar të zezë dhe banale. Bravo i qoftë!

Nxori në pah aparencën kozmopolitite por në thelb mercenare të disa sovranistëve të djathtë, të cilët e kanë bërë flamur për gjasme shkelje të drejtave dhe autoritarizmit të shtetit shqiptar. Beleri erdhi, u kapardis, na dha leksion për të drejtat e njeriut dhe iku. As këtyre nuk iu hodhi qyrret.

Beleri na foli në greqisht, si një dëshmi e kontinuitetit të tij në rreshtimin antishqiptar dhe të çmontimit të kauzës sovranistë opozitare.

Beleri erdhi në mes të Tiranës dhe vetëm dy njerëz e pritën dhe treguan revoltë, ndërkohë që duhet të ishin të paktën ata që terrorizoi në Peshkëpisë 30 vjet më parë dhe na tregoi që patriotizmi ynë, është deri në tastierën e kompjuterit. Madje nuk munguan as ata që fajin e gjejnë tek qeveria, që për hatër të partisë nuk njohin as komb, fe dhe atdhe, megjithëse të paktën ishte Rama që nuk pranoi t’i jepte dorën apo takonte.

E gjitha që na mësoi edhe njëherë Beleri ishte se vuri në pah se ne jemi ende një shoqëri e paformuar si komb, e pandjeshme ndaj drejtësisë, mercenare që mendon me stomak.

beleri dritan hila mesimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria ka nevojë për paqe sociale dhe shtet të fortë ligjor

12:15 / October 17, 2026

Proporcionaliteti nuk mund përdoret për të legjitimuar dhunën

20:19 / October 16, 2026

Sa vlen një polic dhe sa vlen një huligan?

19:30 / October 16, 2026

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

20:39 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.