Nga Mero Baze
Dështimi spektakular i protestës së sotme nuk është thjesht numri qesharak i pjesëmarrësve. Kaq njerëz dhe po të mblidhehsin në oborrin e SHQUP do kishte prapë vende bosh.
Dështimi ka të bëj me mungesën e dëshirës së Partisë Demokratike për t’iu bindur interesit personal të një njeriu që mendon se demokratët janë dele dhe ai i vë kur të dojë në rresht për hallin e tij.
Bulevardi i boshatisur, duket se bëri që as fëmijët e tij të mos dilnin në shesh për babain, se të paktën nusja, tregohet serioze në këto raste dhe ikën jashtë.
Në thelb ky është një triumf real i PD dhe një shpresë që opozita e vërtet shqiptare nuk është peng i Sali Berishës. Partia Demokratike dëshmoi sot se e vetmja mosbindje civile që ajo ka në dorë është të braktis Sali Berishën.
Dhe e bëri.
Natyrisht që e bëri me dhimbje. Nuk është e lehtë të kapërcesh veten dhe të shmangësh detyrimin për të protestuar si opozitar për shkak të kryetarit uzurpator të partisë.
Por me sa duket çdo gjë e ka një kufi dhe Sali Berisha, siç do thoshte Flamuri në këtë rast, e ka derdhur gotën e durimit të demokratëve duke i përdorur për interesa të familjes së vet.
Tani e vetmja shpresë e Berishës është lëvizja guerile.
Të filloj të hedh ndonjë shtyllë në erë, ndonjë molotov në dritare zyrash dhe të djeg ndonjë pemë sa të marr ëmë qafë dhe ata ka delikuent që i kanë mbetur pas.
Partia Demokratike sot ka treguar se opozita ka shpresë të ngrihet përtej pushtetit të Sali Berishës. Shumica e heshtur që e refuzoi atë, është opozita e vërtet shqiptare, ajo që duhet të ketë frikë qeveria. Me këtë tufën e deleve që shëtit sot rrugëve të Tiranës, me Flamurin si çoban, qeveria bën festë.