Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas Opinionit paraprak të Komisionit të Venecias mbi “Antishpifjen”.
Me një shënim në Tëitter, Rama thotë thotë se sugjerimet duhen adresuar në Kuvend “pa humbur kohë”, ndërsa shton se duhet garantuar me ligj “e drejta e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja, si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”.
“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja, si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”, shkruan Rama.
