Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Opinioni i Venecias/ PS nuk ia fal Metës, Balla tregon ‘mëkatin’ e presidentit dhe nismën e shkarkimit: Na duhet Gjykata Kushtetuese…

13:14 / June 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla me anë të një konference për mediat ka folur edhe rreth komisionit hetimor për Presidentin Meta për sa i përket ‘ngërçit’ të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. I pyetur nëse PS po bën hapa pas në shkarkimin e presidentit, Balla është shprehur se komisioni do të vijojë hetimin.

Balla ka shtuar se ‘mëkati’ i Metës është i qartë për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Shkarkimi i Metës, do të kemi hapa pas? Shkarkimi i Metës nuk ka qënë qëllim në vetëvete. Komisioni Parlamentar është një komision, i cili po vijon punën dhe ka pasur disa çështje të rëndësishme. Afati skadon në korrik. Mëkati i presidentit është i qartë si drita e diellit dhe lidhet me aktin joligjor të dekretit të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit. Shkarkimi i tij do edhe miratimin e Kushtetueses prandaj dhe e kemi prioritet”, theksoi sot Balla.

Kujtojmë se Komisioni i Venecias publikoi dje opinionin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ku justifikoi veprimet e Presidentit Meta ku thuhej se kishte të drejtë që nuk pranoi betimin e Arta Vorpsit, e cila u zgjodh automatikisht nga mekanizmi zhbllokues. Por kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla bëri thirrje sot që rekomandimet të mos lexohen si tifoz, referuar Presidentit dhe opozitës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.