Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Opozita bashkohet, por pa PDIU-në dhe Bashën

12:37 / February 16, 20243 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
1708083000 opozita
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Partitë e opozitës, përveç PDIU-së dhe grupit Basha në PD, janë mbledhur këtë të premte në një takim me qëllim krijimin e një Federate të opozitës së bashkuar. Në takim marrin pjesë: Rithemelimi, Balli Kombëtar, Partia e Bashkimit Liberal Demokrat, Partia Demokristiane, PAA, PR, PBDNJ, Partia e Lirisë, FRD, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetet, Bashkimi Demokrat Shqiptar. I pari që mori fjalën në mbledhjen e partive politike opozitare, ishte kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ai tha se qëllim është që opozita të ngrihet mbi interesat e saj dhe debatet politike.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm, për t’iu përgjigjur sidave të sigurisë, është me rëndësi që të ndërhyhet. Duke parë me shqetësim braktisjen e vendit nga të rinjtë, dhe rrëshqitjes së vendit drejt një qeverisje autoritare, duke parë të rëndësishme votimin e diasporës në zgjedhje, mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvend, apo mungesat e zgjedhjeve të lira, nevojitet që opozita të ngrihet mbi përgjegjësitë e saj dhe të kalojë debatet. Deklarojmë; institucionalizimin e federatës së bashkuar, sipas parimit për të ndërtuar një Shqipëri Europiane”, tha Mediu.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1708085227 bardhi
    Basha refuzoi ftesën, Bardhi: Tryeza e hapur për këdo që ndjehet në opozitë. Përçarja dhuratë për Ramën

Marrëveshjen mes partive politike, sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka e ka cilësuar si një mesazh të fortë që vjen para protestës së 20 shkurtit. Ai tha se kjo është përgjigje kundër sundimit të Ramës.

”Dua të përshëndes në emër të PD-së 3 iniciatorët për krijimin e këtij fronti të bashkuar opozitar. Kjo vjen në një moment të vështirë e delikat të vendit dhe demokracisë. Kjo dëshmon se opozita është në lartësinë e kërkuar pas krizës së rëndë politike e jo vetëm, që regjimi i Ramës ka fut Shqipërinë. Bashkimi i opozitës në përputhej dhe respekt të votës që qytetarët i dhanë opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Bashkimi opozitës po ndodh disa ditë para protestës së madhe të ftuar nga PD, tashmë nga opozita”.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e ka quajtur këtë ditë një ditë të mirë për shqiptarët ndërsa ka theksuar se pavarësisht dallimeve, ka disa vija që bashkojnë të gjithë të pranishmit në tryezë. “Vendi është i rrezikuar si asnjëherë më parë në 30 vite. Këto interesa madhore janë prioritet i prioriteteve. Është e qartë për të tërë se shqiptarët që vuajnë, që plaçkiten, persekutohen nga ky regjim apo narko-regjim, janë një shumicë dërrmuese në Shqipëri që kërkon përfaqësim politik për këtë shumicë”.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule theksoi se marrëveshja e sotme mes partive politike opozitare konsiston te dy arsye kryesore, siç janë vota e diasporës, dhe listat e hapura. “Kjo është përgjigje pozitive ndaj një ftese për sinergji dhe për ti parapritë asaj që ndodh në shoqëri, dëshirën për t’iu kundërvënë autokratinë. Themeli i demokracisë është vota. Nuk mund të ketë një jetë kulturore, shoqërore, respektim të drejtash dhe parimesh, nëse i gjithë sistemi nuk mbëhstet te vota e lirë. Jemi vendi i vetëm, kandidat për BE që të organizojmë zgjedhje me standardet e kërkuara. Vazhdojmë të shkojmë drejt së keqes. Vendimi për votën e diasporës, apo dhe vendimi për listat e hapura, janë ende të pazbatueshme. Janë dy arsye themelore këto që na kanë bërë bashkë. Po ashtu na bashkon dhe kërkesa që të rishikohet formula e koalicioneve parazgjedhore. Nuk mund të kemi koalicione në terma të imponuara nga maxhoranca, që mos të kërcënohet dominimi elektoral i saj, siç është kërkesa për votën elektronike”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

I mori jetën Ilaria Sulës/ Zbulohen mesazhet e ish të dashurit të 22-vjeçares shqiptare

20:45 / July 7, 2025

Agron Malaj në krah të banorëve të Suç-Kurdarit: Kontrata për HEC-in është firmosur nga drejtuesit demokratë

19:40 / July 7, 2025

Zbulohet pronari i kabinave në Theth, Prek Kodra do eliminonte Albin Kurtin me snajper

18:55 / July 7, 2025

IKMT zbulon detaje nga aksioni në Theth: Brenda ditës së sotme do të shemben 20 subjekte pa leje

18:37 / July 7, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.