Në Kongresin që do të zhvillojë Partia Socialiste të shtunën më 23 mars, do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales, Luis Ajala.
Ndërkaq, kryeministri Edi Rama në prill do të shkojë në Gjermani për të takuar kancelaren Angela Merkel.
Ky takim mes Ramës e Merkelit pritet të jetë si një sinjal për atë që do të pasojë në situatën politike shqiptare.
Shqipëria është në krizë të thellë politike, e në kushtet kur dialogu mes palëve nuk duket gjëkundi, e vetmja shpresë, si gjithnjë në momente kritike, janë ndërkombëtarët.