Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Opozita e destabilizuar”, Agron Duka tregon se me kë do të bashkohet për zgjedhjet e ardhshme

20:06 / May 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaron se PAA do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Me anë të një postimi në Facebook, Duka ka bërë me dije se kjo parti është e hapur për të bashkëpunuar me lëvizje të reja, apo forca të reja politike që do të debutojnë në një garë elektorale.

Ndërkohë, situatën politike në vend, Duka e quajti një dominancë absolute dhe arrogante në nivel vendor nga mazhoranca socialiste, ndërsa në lidhje me opozitën, ai tha se është e destabilizuar si pasojë e luftës së brendshme.

Postimi i plotë:

Partia Agrare Ambientaliste do të futet në garën për zgjedhjet vendore të vitit 2023 jashtë koalicioneve politike. Kryesia e kësaj partie vendosi që në këto zgjedhje PAA të prezantojë filozofinë dhe identitetin e saj, si një parti me fokus agrar e mjedisor.

PAA është në një fazë riorganizimi aktualisht, dhe në vjeshtë ajo do të fillojë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për këshillat bashkiakë. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën politike në vend. Një dominancë absolute dhe arrogante në nivel vendor, nga mazhoranca socialiste dhe një opozitë tërësisht e destabilizuar nga ana organizative si pasojë e luftës së brendshme, e bëjnë mjedisin politik shumë të papërshtatshëm dhe jo të qetë për votuesit.

Megjithatë, PAA do të vazhdojë të mbetet një parti opozitare, dhe me program e platformë tërësisht në interes të qytetarëve.

PAA, paralelisht me riorganizimin e strukturave, po riorganizon edhe programin e saj, duke mbetur një parti e spektrit të gjelbërt, me objektiva të qartë në mbrojtjen dhe rigjenerimin e mjedisit, marrjen e masave për t’iu përshtatur ndryshimeve të klimës, mbështetjen konkrete të fermerëve, jashtë skemave subvencionuese propagandistike. Ne do të projektojmë në programin tonë jo thjeshtë mbështetjen e mbijetesës apo lëmoshës, por krijimin e mekanizmave që modernizojnë bujqësinë, rrisin prodhimin, standardet e cilësisë dhe eksportimin e prodhimit.

PAA do të jetë e hapur për të koordinuar apo bashkëpunuar me lëvizje të reja, apo forca të reja politike që do të debutojnë në një garë elektorale, për të mbledhur bashkë mendime të ndryshme, forca të reja, ide novatore dhe njerëz të ndershëm, idealistë dhe atdhetarë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026

Moti i keq në Lezhë, 4 fidra jashtë funksionit/ Disa fshatra dhe lagje të qytetit pa energji

09:45 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

Moti i keq/ Rrugët e Durrësit nën ujë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

09:11 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.